Wetting and corruption together

Para dy ditësh, me rastin e Vitit të Ri, më erdhi një e-mail nga një mik i dikurshëm që jeton në një kontinent tjetër, por që me zemër ka mbetur dhe është gjithmonë pranë nesh. Pa bërë asnjë koment po e botoj pjesën që mendoj se është për lexuesit e Opusalb. Vetëm titulli është i imi.

               I dashur mik. Të kujtoj shpesh pasi shpesh më kujtohen kohët e shkuara në homeland. Këtu jemi mirë të gjithë e megjithëse të ardhurat tona janë të kënaqshme i sjellim ndërmend njëqindlekëshat e dikurshëm që na dilnin të pinim nga një birrë kur ishim me çunat e lagjes, dhe na shijonte aq shumë. Më kujtohen të gjithë shokët e ngushtë që nuk ndaheshim mëngjes e mbrëmje dhe çdo moment tregonim nga një barcoletë duke bërë garë me njëri tjetrin. Kohët kaluan dhe siç duket nostalgjia vjen edhe me sasinë e viteve mbi supe. Dëgjova së fundi se kishit hapur disa vende në Akademi. Të them të drejtën thashë me vehte: pse nuk e provoj edhe unë një herë e të kthehem atje ku jeta kishte kuptim? Por pastaj pashë që kishit vënë kufij moshe dhe mirë keni bërë. Sipas meje duhet të merrni të rinj. Më bëri përshtypje numri i madh i vendeve të hapura dhe my God thashë me vehte: – Mos është një mënyrë për corruption? Se kemi dëgjuar se atje vendet e punës blihen me para, se drejtori nuk e ndjek punën si pronari këtu. Tashmë kemi luksin të flasim shpesh në Viber e unë i them shpesh vëllait se me trup e me punë jam këtu por me shpirt e mendje jam aty. Më thanë gjithashtu se i paskëshin caktuar edhe ata që do të fitojnë konkursin. Shpresoj të keni caktuar të rinj të aftë pasi vetëm kështu mund të krijoni attraction për të rinjtë e sotëm. Më vjen keq për ta se e di që duan të gjithë të ikin nga ai vend pasi nuk ia dinë vlerën. Këtu çdo gjë duket me shkëlqim e me drita të forta por, po aq e errët kalohet jeta pa vendin tënd. Më thanë se kishit caktuar edhe një tip që duan ta heqin nga Liceu se nuk bën dot mësim. Aty u trishtova dhe thashë: -Ja këto gjëra i bëjnë të rinjtë e mirë e të vlefshëm të ikin dhe kjo përsëri është corruption. Këtu ku jam i vënë re shumë këto gjëra dhe kur i marrin vesh ngrihen të gjithë kundra e bëjnë grevë. Eshtë vend social dhe kujdesen për sterilitetin e jetës. Në fakt ju vetë e prishti jetën tuaj. Fitoni pak sot për tu nxirë jetën më pas vehtes dhe fëmijëve. Dikush më tregoi se meqë drejtuesit kanë nevojë për vota kanë menduar të hapin gjithë ato vende pune si të ishte Gear factory këtu. Për këto pisllëqe na trishtohet zemra kur i dëgjojmë e lusim Zotin të mos jenë të vërteta. Unë i mësova shqipen djalit këtu me shpresën se ai do të kthehet në vendin tim nesër e ju po shkretoni çdo gjë aty. E di që kjo është koha e maskarenjve e më vjen keq që e themi dhe kjo më djeg shpirtin dhe më vjen keq edhe pse ika. Ndonjëherë mendoj se nuk duhet të iknim. Të luftonim atje për një të ardhme më të mirë, por siduket fati i vendeve të vogla qenka paracaktuar. Dhe truri vazhdon të më punojë për aty. Meqë punën e kam roje kam kohë të meditoj. Dje më shkrepi në kokë të të them se duhet ti propozosh drejtuesve që komisionin e pranimit në punë ta bëjnë me short, që të mos kenë mundësi për corruption. Por pastaj u kujtova se edhe rregullat i bëjnë drejtuesit dhe ata janë marrë vesh midis tyre. E kuptova se nuk mund të bësh asgjë. Vetëm të kujtosh me nostalgji kohët e dikurshme dhe me dhimje ato që do të vijnë. Siç duket po plakem.Sidoqoftë të përqafoj……

Emigranti

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...