Google heq të gjithë muzikën daneze nga Youtube

Google ka njoftuar se do të heqë të gjithë muzikën daneze nga Youtube duke nisur prej datës 1 gusht. Arsyetimi për këtë është ky: nën patronazhin e aleancës veriore të shoqërive të bashkuara Polaris, negociatat mbi një marrëveshje të përbashkët mbi përdorimin e muzikës në Youtube janë aktualisht në përfundim të plotë. Marrëveshja do të zëvendësojë marrëveshjen lokale të shoqatave të kompozitorëve dhe autorëve të këngës daneze, norvegjeze dhe finlandeze duke i ndërthurur ato në një të vetme me Google. Në rastin e Kodas daneze marrëveshja kombëtare për Danimarkën ka përfunduar në 1 prill kohë pas së cilës është zgjatur përkohësisht si një praktikë standarde që ndiqet në industri ndërsa negociohet një marrëveshje e re.

Tani Google ka lëshuar një kërkesë të re: nëse marrëveshja do të zgjatet përkohësisht Koda duhet të bjerë dakort të ulë pagesën për kompozitorët dhe autorët e këngëve për përdorimin e muzikës në Youtube me gati 70%.

Koda është shprehur se nuk i pranon këto kushte dhe Google ka vendosur në mënyrë të njëanshme se anëtarët e Kodas nuk mund të kenë në Youtube materialet e tyre deri sa të arrihet një marrëveshje e re.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...