Zëra të mrekullueshëm që vijnë nga larg!

Në qytetin e argjentë gjerman me emrin Rostok në buzë të detit Balltik ndodhet një teatër në të cilin po përgatitet të këndojë edhe një soprano shqiptare. Ajo, siç duket është e njohur më pak nga ne në Shqipëri se sa në Gjermani. Ajo është Migena Gjata. Pas suksesit të debutimit të saj në komedinë  “Një Natë në Venecia “ të Johann Straussit, asaj i është besuar roli lirik i Solvejgut të kompozitorit norvegjez Eduard Grig.

Pa kaluar ende jehona e  një përvoje të bukur që vijoi deri në fund të korrikut në veri të Gjermanisë, ku ajo interpretoi rolin e Aninës /Ciboletta sopranoja shqiptare vjen për publikun me një shfaqje tjetër.

Pas buzëqeshjeve dhe ngjyrave të gëzueshme me “ Një natë në  Venecia “ të Johann Straussit,  puna e  saj po vazhdon me një vepër dramatike.Sërish në veri të Gjermanisë, sërish në Rockstok, në buzë të detit Balltik, sërish në të njëjtin teatër.

Vetë sopranoja nuk e fsheh entuziazmin dhe gëzimin për këtë rol që me siguri do të jetë një paraqitje dinjitoze nisur nga aftësitë e saj vokale dhe përkushtimi që tregon në përgatitjen e roleve. 

E kontaktuar nga Opusalb Migena sqaron se: “ Pas kësaj  do të vijoj me një recital në Düsseldorf me rastin e përvjetorit te lirikut të madh Hajne në institutin me të njëjtin emër.

Në këtë recital  do të paraqitem me “Lied” bashkohësit e tij të mëdhenj. R.Schumann , Clara Schumann , G. Meyerbeer , F. Mendelsohn“.

Për ne është gjithnjë kënaqësi të dëgjojmë hapat e sigurt dhe të suksesshëm të artistëve tanë kudo që ndodhen, me shpresën se do të kemi mundësi ti dëgjojmë e ti shijojmë edhe këtu në Shqipëri, pavarësisht se politikat kulturore të vendit nuk kanë mundësi të mendojnë sa duhet për ta.

 

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...