Çfarë mendoni mbi këtë meme virale?

Në rrjetet sociale votërore kanë dalë disa meme të cilat pasqyrojnë, ndër të tjera diferencat midis muzikës klasike dhe muzikës pop të kohëve të sotme.

Shikojeni këtë meme. A mendoni se është e gabuar?

Meme tregon se muzika klasike i ka rrënjët të thella dhe sigurisht është frut i një intelekti dhe profesionalizmi të arrirë, ndërsa muzika pop është produkt i prirjeve muzikore të disa individëve dhe në thjeshtësinë e saj kërkon të suportohet nga kapacitete më të reduktuara. Nga ana tjetër, ndërsa muzika simfonike (Vokale e instrumentale së bashku) u zhvilluan si mjet komunikimi të ndjenjave a mendimeve njerëzore në nivele  superiore, muzika pop ka për qëllim bazë dëfrimin e jashtëm të njerëzve pa e futur spektatorin në mendime të thella. Sigurisht këto mendime bazohen në rastet “e pastra” të shfaqjes së tyre, duke mos marrë në shqyrtim muzikën e dobët apo të diskutueshme të të dy grupeve që diskutuam.

Megjithatë specialistët janë të mendimit se kufij të prerë nuk ka midis dy grupeve të ndryshme muzikore. Ato janë të shkrirë dhe vetëm prerjet tërthore mund të bëjnë të shfaqen krahasime, veçori, apo karakteristika të veçanta të tyre.

Komentoni mendimin tuaj mbi këtë temë.

 

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...