Universiteti i Firences nderon me ‘honoris causa’ artistin Daniel Barenboim

Universiteti i Firencës i ka dhënë sot titullin e nderit në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane Daniel Barenboimit, pianistit dhe dirigjentit të famshëm argjentinas-izraelit. Ceremonia është zhvilluar në “Salone dei Cinquecento” në Palazzo Vecchio. Barenboim ndodhet në Firence për të marrë pjesë në koncerte me Orkestrën Maggio Musicale bashkë me mikun e tij Zubin Mehta.

Ky vlerësim akademik i është dhënë atij sepse “me lëvizjet e tij të pandërprera rreth pesë kontinenteve si pianist dhe dirigjent i vlerës më të lartë, ai ka kontribuar në krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të shënuara nga pacifizmi dhe bashkëpunimi midis popujve”. Siç thuhet në deklaratën zyrtare, “Barenboim ka kryer një veprimtari të jashtëzakonshme” me Orkestrën Divan West Lindore, e themeluar nga vetë ai dhe me të cilën ai kërkoi të ndërtonte një shteg paqeje në Lindjen e Mesme përmes gjuhës universale të muzikës”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...