Trio “KLAVIS” në Festivalin Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”

Sonte në  ReMusica Festival: Special Online Edition 19 – RISE , merr pjesë ansambli  nga Vjena e Austrisë TRIO KLAVIS.

TRIO KLAVIS përbëhet nga:

JENNY LIPPL, violinë,  MIHA FERK, saksofon dhe  SABINA HASANOVA, piano.

Ata do të interpretojnë në sallën e njohur Lorely-Saal, në Vjenë të Austrisë.

Ndër tjerash ata do te luajnë veprën premierë të kompozitorit nga Kosova: Valton Beqiri (vepër porosi e Festivalit ReMusica) si dhe veprën e kompozitorit Artan Hasani.

Koncertin mund ta ndiqni në dy orare në 20:45 – në  Klan Kosova si dhe në orën  21:00 – në www.remusicafestival.com/live

Festivali nisi të hënën më 7 shtator 2020.

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” për shkak të rrethanave të pazakonta, Festivali po vjen në një format të ri.

Ai ka në moton e tij fjalët e  shpresës dhe të  ringjalljes. Për këtë edhe organizatorët e kanë emërtuar këtë edicion të veçantë “RISE”.

Festivali do të mbahet  nga data 7 deri në 21 shtator. Shtatë koncertet e këtij edicioni do të mbahen në datat: 7, 9, 11, 14, 16, 19 dhe i mbylljes më 21 shtator.

Drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica është Donika RUDI.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...