“Tre tenorët” shfaqja sonte në “Pallatin e Kongreseve”
Menduar si një festë, ditëlindja e 20-të e shfaqjes “Tre tenorët” do të vijë për publikun sonte më 3 tetor 2019. Në një atmosferë të tillë festive, shfaqja do të sjellë për publikun e tre tenorëve të tjerë artistë për të nderuar dhe përgëzuar vetë nismën. Në faqen zyrtare të spektaklit të këngës lirike: “Tre tenorët shqiptarë” në siglën hyrëse janë përshëndetjet e tenorëve nga bota që tashmë të ndodhur në Tiranë, secili ka shprehur mesazhet e veta përshëndetëse.
Në këtë edicion do të jetë 10 tenorë ndërkombëtarë që do të përshëndesin “Tre tenorët” shqiptarë. Tenorët pjesëmarrës janë nga vende të ndryshme të botës si tenori: kinez, japonez, italian, spanjoll, Bregu i Fildishtë, Uruguai, Koreja e Jugut.
Spektakli “Tre tenorët” në fillim nisi me tre tenorë shqiptarë, por gjatë viteve në të morën pjese edhe tre tenorë amerikanë, tre rusë, tre turq, tre italianë etj.
Në këto vite kanë debutuar dhe tenorët e mirënjohur shqiptarë duke nisur me artistin e shquar të skenës lirike ” Artistin e Popullit” Gaqo Çako i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Agim Hushi, Adrian Xhema etj. kanë qenë pjesë e “Tre tenorëve”. Nje rol me rendesi ne kete shfaqje kane pasur edhe dirigjentet qe kane drejtuar orkestren apo dhe instrumentistet qe u jane bashkuar emocioneve qe sjell skena.
Dirigjentë të huaj dhe shqiptarë bashke me emra të njohur instrumentistësh (ndër to violinistja Ervis Gega, një emer i konsoliduar në artin e interpretimit dhe prestigjin e saj ndërkombëtar) kanë interpretuar vepra të njohura per publikun. Orkestrën e kesaj mbrëmjeje të ketij edicioni jubilar organizatorët ja kanë besuar dirigjentit Leonardo Quadrini.
Bashkë me ariet e kompozitoreve të mëdhenj botërorë në “Tre tenoret” janë interpretuar edhe vepra shqiptare të shkruara nga kompozitorët më të njohur tanët si: Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tonin Arapi etj.
Kjo mbrëmje sipas organizatorëve është menduar të mbyllet me versionin e 10 tenorëve të: “Rrjedh në këngë e ligjërime”, këngë e shkruar nga kompozitori Feim Ibrahimi me vargje të poetit Gjok Beci.
Në shfaqjen e kesaj mbrëmjeje do të jetë e ftuar sopranoja Ramona Tullumani dhe pianisti Genc Tukiçi.
Koncerti nis në orën 19.00.
Producent i shfaqjes “Tre tenorët” është Edmond Tullumani.