Këshilla për violinistet përpara fotografëve

Çdo gjë lidhet me flokët!
Harrojeni orët e mësimeve dhe praktikën. Vetëm hidhni kondicioner sa më shumë dhe ju do të jeni virtuoz në çdo kohë. Shikoni sa violiniste e mirë është kjo vajzë!.
E shihni?
Mblidhini flooë, lyini me xhel dhe pastaj jepini formë. E dimë, do të keni nevojë për shumë xhel. Por rezultati është violinste virtuoze.

Kërkoni ekstreme”
Dhe nëse dëshëroni të arrini gjithçka, duhet ta vendosësh veten në mes të zjarrit. Loja do të jetë superiore!

Rrethoj veten nga elementet e natyrës.
Uji gjithmonë shton emocion dhe dramë.
Rrethanat janë gjithçka!
Nëse shfaqet një shfaqje me fishekzjarre afër jush, ju ka ardhur fati tek dora: është koha të rrokulliseni për fotointerpretimin e magjishëm.

 

Nuk duhet gjithmonë të paraqisni teknikën
Nëse jeni në dyshim, mbajini violinën në supin apo në sqetullën tuaj dhe inspektojeni atë ndërsa lëvizni harkun. Pak dekolte do ti bëjë mirë lojës.

Kur të pozoni, asnjëherë mos shikoni direkt violinën.
Një vështrim i zjarrtë në distancë është imperativ. Në këtë mënyrë ju nuk do të vini re shkallën e bashkuar në mënyrë të mistershme me kokën tuaj.


Bisedimet rreth parave.
Bëjeni të qartë se jeni një instrumentiste profesioniste. Duhen para të thata dhe me prerje të mëdha për kokën tuaj.

E vërteta e zhveshur
Në se dëshëroni të arrini majën e lojës violinistike atëherë dueht të tregoni të vërtetën e zhveshur. Ajo është domethënia e madhe njerëzore, dhe fotoja që ju tregon shumë bukur, para së cilës të gjithë shtangen!

 

Opusalb Sipas Classic FM

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...