Vazhdojnë aktivitetet kulturore në qytetin e Pejës

  • 6
  • 3

Edhe pse ishte ditë e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës,  më 06.10.19 në qytetin e Pejës në teatrin “Istref Begolli” u mbaj koncerti i orkestrës së të rinjëve të Kosovës, ku prezentuan edhe kori GACC Choir nga Frankfurti, Gjermani, kori i shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” nga Peja si dhe kori i të rinjëve nga Prishtina i formuar enkas për këtë projekt. Ky koncert sjelli shumë risi, ishin solistët vajza dhe djem të rinj:Edina Pllana,Rina Kurteshi dhe Mirlinda Kurteshi të gjitha soprano, pastaj Lavdrim Morina dhe Arbër Maliqi  të dytë bariton. Kurse i gjithë koncerti u drejtua apo u dirigjua nga Linda Horowitz nga Gjermania, pastaj Edon Ramadani  ku është aktiv në jetën kulturore dhe profesionale në qytetin e Prishtinës dhe Kushtrim Gashi që jeton dhe vepron në jetën  kulturore në Gjermani. Koncerti u mbajt para një numri jo të dëshiruar të shikuesve, dhe kjo ishte  edhe dobësi në organizimin e këtij koncerti pasi që nuk kishte informim të duhur. Dhe ky koncert më vlera aq të larta artistike do ishte shumë mirë që publiku të ishte në numer shumë më të madh, sidomos duke e ditur që pejën rrallë e vizitojnë këso lloje të formacioneve muzikore. Karakteristik e kësaj orkestre është që kjo përbëhet nga të rinjët e të gjitha viseve shqiptare që kanë studiuar apo studion në fakultetet e muzikës dhe udhehiqet nga dy dirigjentët Edon Ramadani dhe Kushtrim Gashi që mundohen sa do pak të ngjallin jetën kulturore të Kosovës dhe që të rinjëve shqiptare të ju mundësojnë aktivitetin kulturor artistik në një nivel të duhur. Koncerti ishte i larmishëm për nga programi, duke filluar nga kompozitorët e njohur  Georg bizet, Jacques Offenbach, Bedrich Smetana, Henry Purcell, Wolfgang Amadeus Mozart, Franz Lehar,Giuseppe verdi, Richard Wagner dhe vepra “Unë, biri yt Kosovë” nga kompozitori shqiptarë Feim Ibrahimi që ishte përpunuar nga Edon Ramadani. Ky koncert u realizua vetëm për pesë ditë dhe kjo tregon që kur njerzit duan të punojnë munden ta arrijnë atë. Koncerti ishte vërtetë në nivel të duhur artistik dhe u prit  mjaftë mirë nga publiku, urojmë që të kemi sa më shumë këso koncerte.

                                                                                                                            Arsim Kelmendi

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...