Tianyi Lu fiton konkursin e dirigjimit “Guido Cantelli”

Një dirigjente e re nga Zelanda e Re me origjinë kineze është edhe fituesja e edicionit të 11-të të Cmimit Ndërkombëtar i Orkestrës Guido Cantelli. Dirigjentja 34 vjecare e lindir në Shangai u spikat mes finalistëve Bertie Baigent (25, nga  England), Diego Ceretta (23, nga Italia) dhe Dmitry Matvienko (29, nga  Bjellorusia).

Finalja u mbajt në Teatrin Cocchia në Novara. Në drejtim të Orkestrës së Teatrit Regio të Torinos kandidatët u përballën në garë me Simfoninë nr. të Mendelsonit dhe me Simfoninë nr. 7 të Bethovenit.

Koncerti mund të ndiqet në Faqen e Fb.të Konkursit dhe në kanalin në Youtube të Teatrit “Coccia” të Novaras.

Tianyi Lu ka pasaportë Neozelandeze por jeton në Hollandë. Ajo është dirigjente rezidente e Operas Kombëtare të Welshit, Dirigjente kryesore e Shën Woolos në Britani dhe deri në Dhjetorin e vitit 2019 ajo ka qenë Asistente Dirigjente e Orkestrës Simfonike të Melburnit.

Pervec cmimit të parë Tianyi Lu ka fituar edhe cmimin e Orkestrës së Teatrit Regio e Torinos me vlerë 1500 euro. Ky çmim ju dha prej muzikantëve të Orkestrës së Rexhios. Ajo fitoi edhe “Çmimin e të Rinjve” me vlerë prej 1000 euro. Ky vleresim ju dha prej një jurie e përbërë nga nxënës të shkollave të mesme të Novaras. Cmimi I Kritikës ju dha nga Dmitry Matvienko.

Matvienko mori edhe Çmimin e “Made in Italy” ku atij ju dha një veshje e stilistit Carlo Pignatelli dhënë bga Presidenti I Fondacionit të Teatrit Coccia, Fabio Ravanelli, dhe nga Drejtori I tij Corinne Baroni.

“Çmimi i Qytetit” ju dha Diego Ceretta-s.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...