Tre Tenorët, së shpejti në skenën e Operës së Maqedonisë së Veriut
Mbrëmja e datës 15 prill, do të mirëpresë tre tenorët shqiptarë në skenën mjaft të përfolur në zhvillimet e fundit artistike të Maqedonisë. Përsëri, skena e Operës së Maqedonisë, mirëpret emrat e mëdhenj të artit operistik shqiptarë.
Figura me bagazh të madh artistik, si Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Enea Çerashi bashkë me violinsitin e mirënjohur Zeqir Sulkuqi do shtojnë peshën e festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”.
Artistët që më sipër i theksuam, gjithësëcili tashmë kanë arritur stad të lartë artistike dhe përfaqësim dinjitoz brenda dhe jashtë vendit, duke qenë pjesë e orkestrave më në zë në vend dhe rajon.
Koncerti i 15 prillit, do jetë nën udhëhqjen e dirigjentit të mirënjohur Leonardo Kuadrini dhe orkestrës filhramonike të Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi” me drejtor artistik Isak Shehu.
Jesir Hoxha
Enea Çerashi
Përshëndetje! Ju faleminderit për ndërhyrjen! U kry!