Nuk po ndalet së foluri e së dëgjuari për “Despacito”

Tani më të gjithë po shohim se kjo këngë ka arritur të marrë një dimension më të madh seç mund të pritej. Edhe në faqen tonë është folur disa herë për arritjet dhe çmimet që kjo këngë ka arritur të marrë. Ndërsa ju po lexoni këtë artikull shikueshmëria e kësaj kënge vazhdon e rritet në kanalin e You Tube. Kënga Despacito e Luis Fonsi me Daddy Yankee numëron plotë katër milliard e dy million e diçka më shumë shikueshmëri, gjë e cila e bënë këtë video muzikore më të klikuarën në historinë e You Tube. Versioni origjinal  këngës është publikuar më 12 janar.  Për sa i përket versionit audio të këngës, i ka kaluar katër miliard e gjashtëqind million streaming vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku kënga ka arritur të qëndrojë në majat e klasifikimeve për 16 javë në “Billboard” duke kaluar kështu Mariah Carey & Boyz II Men me “One Sweet Day”.Më poshtë ju paraqesim kush janë videot më të ndjekura në kanalin e You Tube:

  1. “Despacito”- Luis Fonsi & Daddy Yankee
  2. “See You Again”- Wiz Khalifa feat Charlie Puth
  3. “Gangam Style”- PSY

/Matilda Gjika/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...