Orkestra e Shën Petërburgut homazh kompozitorit Pietro Mascangi
Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të madhe koncertit që muzikantët e orkestrës ruse të Shën Petërburgut mbajtën në Itali. Sipas “il messaggero” ky koncert u zhvillua në kuadër të përkujtimit ndaj kompozitorit të shquar italian Pjetro Maskanji. (Pietro Mascangi).
Me një interpretim teknikisht të përsosur, mes një përcjelljeje të madhe emocionale orkestra e Shën Petërburgut i bëri homazh maestros Pietro Mascagni, duke interpretuar në Konservatorin e Santa Çeçilias me rastin e festimeve të quajtura “Natale di Roma”. Koncerti që mori rrebesh duartrokitjesh nga ana e publikut të shumtë në numër u mbajt të mërkurën e datës 17 prill në sallën e Akademisë së konservatorit “Via dei Greci”. Drejtori i orkestrës Marco Seco, i riu italo-argjentinas drejtoi mjeshtërisht 72 instrumentistët e konservatorit Rimskij-Korsakov, me muzikën e Pjetro Maskanjit, autorit italian dhe kompozitorit të Kavalerisë Rustikane si dhe i 14 veprave të tjera.
Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues institucionesh, të muzikës, të sipërmarrjes dhe të spektaklit. Mes të tjerëve morën pjesë në këtë aktivitet Daniela Traldi presidente e Konfederatës italiane të shoqatave dhe fondacioneve për muzikën lirike dhe simfonike, senatori Nicola Acunzo anëtar i komisionit të Kulturës në Dhomën e Deputetëve dhe anëtar i komisionit Vigilanza Rai, profesori Roberto Giuliani drejtori i Konservatorit mikpritës, Maria Teresa Mascagni presidente e Komitetit Mascagni si dhe mbesa e kompozitorit të madh italian, aktori Sergio Assisi, mecenati Duca Giannandrea Lombardo di Cumia etj.
Ky koncert do të ripërsëritet në 27 maj në Shën Petërburg me rastin e themelimit të qytetit rus dhe do të propozohet që ky koncert të përsëritet çdo vit për të forcuar raportet italo-ruse.