Brezi tjetër i Teatrit “Mariinsky”: njihuni me katër yjet e rinj të Kompanisë

Në turneun e Teatrit Mariinsky gjatë vjeshtës së vitit që kaloi në SHBA publiku duartrokiti yjet si: Ekaterina Kondaurova, Kimin Kim,Viktoria Tereshkina, dhe Vladimir Shklyarov.

Në turneun e Teatrit Mariinsky gjatë vjeshtës së vitit që kaloi në SHBA publiku duartrokiti yjet si: Ekaterina Kondaurova, Kimin Kim,Viktoria Tereshkina, dhe Vladimir Shklyarov. Kjo ishte edhe një mënyrë për të parë një grup që ishin ushqyer me artin e regjizorit Yuri Fateev. Këta balerinë vetëm pak pasi kanë dalë nga shkollat janë një grup mjaft i lidhur dhe me potencial.

Solistja e parë ishte Maria Khoreva, 19 vjec. Ajo u bashkua me Teatrin e famshëm në vitin 2018.

Kjo balerinë tërhoqi vëmendjen e botës në mediat sociale si një student premtuese e Akademisë së Baletit Vaganova. Që në fillimet e saj pak muaj pasi u bashkua me kompaninë ajo mori pjesë në shfaqjen e saj të plotë (Paquita) dhe u ngrit në detyrë si soliste e parë.

Khoreva u shkollua në Akademinë Vaganova për 8 vjet. Sapo diplomimi po afrohej ajo shprehej se nuk e dinte se ku donte të kërcente. Ky është casti kur Fateev e thirri për të kërcyer bashkë me Xander Parish. “Ke për të parë si funksionin teatri dhe si bëjmë ne prova, unë do të kem mundësinë të shoh për cfarë je e aftë e më pas je ti që vendos” kështu shprehet Khoreva se I kishte thënë regjizori I njohur.

“Pas një apo dy provave edhe unë e kuptova se këtu doja të isha- më pëlqeu atmosfera dhe më pëlqente të bëja prova me Yurin”.

May Nagahisa, Soliste e dytë, 19 vjec. Ajo u bashkua me Teatrin Mariinsky në vitin 2017

 Përpara se të debutonte në Baletin “Zhizel” Mai Nagahisa mori këshilla nga solistja e parë Ekaterina Osmolkina.

Ajo e adhuronte këtë balerinë në rolin e saj.

“Provat e mia nuk po shkonin mirë. Ajo më kapi në koridor dhe më tha: “Mos u mbingarko. Ke berë kaq shumë prova për këtë, beso se çdo gjë do të jetë me ty”. Kjo ishte shumë ndihmëse. Ende e kujtoj”.

May Nagahisa kërceu si soliste për hëre të parë në Mariinsky kur ishte 15 vjec dhe ishte ende studente. Fillimisht kishte nisur të shkollohej në balet ndërsa ishte e vogël në Japoni. Më pas ajo u largua drejt Akademisë Princesha Gresi e Monakos në moshën 12 vjeçare kur fitoi “Youth America Grand Prix”.

Ajo e kishte vizituar tre herë të tjera Rusinë para se të bashkohej zyrtarisht në kompani si trajnere dhe kaloi direkt në vitin e dytë. Nagahisa  ka kërcyer rolet kryesore si: Giselle, Sylphin dhe Princeshën Florine.

Victor Caixeta,  Solisti i dyte  29 vjeç.

“Nuk e kisha imagjinuar që do të kërceja në Rusi”, tha Viktori. I lindur në Brazil ai nisi të kërcejë në moshën 12 vjecare duke mësuar privatisht me mësues Rusë dhe brazilianë.

Në moshën 18 vjeçare ai bëri edhe debutimin e parë të rëndësishëm si Princi në “Arrëthyesin”. Pas këtij roli pasuan Don Kishoti dhe “La Sylfide” ku ai interpretoi respektivisht Bazilion dhe Xheimsin.

Me pas shtoi edhe një rol nga repertori i Balanchine ndërsa u ngjit në detyrë si solist i dytë në shtator. “Edhe po të kisha shkuar në ndonjë kompani tjetër në Evropë nuk do të kisha pasur asnjëherë mundësitë që pata këtu”, ka thënë ai.

Daria Ionova, pjesë e trupës së Baletit, ai është 23 vjeç dhe është bashkuar me Kompaninë në vitin 2018.

“Kur u bashkova fillimisht me teatrin isha shumë e frikësuar, sepse në Akademinë Baganova ishte çdo gjë shumë strikte”, tha Daria Ionova. “Por trajnerja ime Margarita Kullik, dëshironte që të më qetësonte që ta shijoja kërcimin dhe të ndjeja emocionet”.

 

“Gjithmonë kam dashur të kërcej me Mariinskyn por për një kohë të gjatë nuk e besoja se do të mund ta arrija”, tha Daria Ionova. Me origjinë nga Kaliningrad, ajo ishte refuzuar dy herë nga Akademia e Baletit Vaganova ndërsa ishte 13 dhe 15 vjeç. Po mendonte të hiqte dorë.

“Por diçka më thoshte ta provoja dhe njeherë, në moshën 19 vjeç”. Shkolla e pranoi për një program tre vjecar me bazën e provave. Por ndërsa i afrohej diplomimit,  Fateev kishte bërë plane për të. Kështu ai e ftoi në rolin e Kaliopit në veprën Apollo bashkë me Khorevan dhe më pas ajo u shfaq edhe si balerina vogëlushe në shfaqjet në Nju Jork Siti Center.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...