Shoqata e Kritikëve Muzikorë italianë nderon Kirill Petrenkon

Agjencia italiane e “ANSA”-s ka raportuar se Shoqata e Kritikëve për koncertet i kanë dhënë cmimin “Abbiati” dirigjentit Kirill Petrenko. Ai është vlerësuar si dirigjenti më i mirë i vitit për koncertet me Orkestrën dhe Korin e Santa Cecilias dhe për Koncertin me Orkestrën e Rait të Torinos. Këtë vendim e mori “Shoqata Kombëtare e Kritikëve Muzikorë” italianë. Në Romë dirigjenti kryesor i “Filarmonisë së Berlinit” ka drejtuar Simfoninë nr.9  të Beethovenit në 4, 5 dhe 6 prill 2019 me një trupë zërash të formuar nga  sopranoja Hanna -Elisabeth Muller ), Okka von Damerau (kontralto), Benjamin Bruns (tenor) dhe Hanno Müller-Brachmann (bas).

Para vitit që kaloi, thuhet në një shënim të “Akademisë Kombëtare” dirigjenti Kirill Petrenko kishte drejtuar komplekset cecilianë në nëntorin e vitit 2010 në Simfoninë e Salmit të Stravinskit dhe në Simfoninë e 7 “Leningradi” të Shostakovicit. Në vitin 2013 dirigjenti rus ishte cimentuar në një “Oro del Reno” të paharrueshme të dyqind vjetorit të lindjes së Vagnerit. Kirill Petrenko i lindur në Omsk në Siberi është dirigjenti kryesor i Berliner Philharmoniker për sezonin 2019/2020. Ai ka bashkëpunar me Ëiener Volksoper, me Meininger Theater dhe me  Komische Oper Berlin;  Ai u emëruar drejtori për muzikën i Bayerische Staatsoper për periudhën 2013-2020 de ka qenë dirigjent i ftuar i Teatrove të Operave dhe Orkestrave Simfonike në të gjithë botën.

Revista “Opernëelt” e ka quajtur “dirigjenti i vitit” për katër vite. Para pak kohësh ai ka rregjistruar Simfoninën nr. 6 të Cajkovskit për Berliner Philharmoniker.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...