Rikthim në Santa Çeçilia i pianistit kroat Ivo Pogorelich

Një ndër koncertet më të shumëpritura në Akademinë Kombëtare të Santa Çeçilias është ai i datës 1 dhjetor. Në koncert pritet të interpretojë pianisti kroat Ivo Pogorelich, ish “’enfant terrible’ i muzikës klasike që riktheht në Itali pas një kohe të gjatë. Koncerti do të mbahet të dielën në Auditorium Parco della Musica më 1 dhjetor 20.30. Ky recital realizohet në kuadër të Sezonit të Muzikës së Dhomës.

Po kush është Ivo Pogorelich?

I shkolluar në Moskë ku studioi me Aliza Kezeradze, pianisti kroat u bë i famshëm në moshën 22 vjeçare gjatë një konkursi ku ai nuk fitoi. Ishte fjala për Konkursin Ndërkombëtar “Chopin” në Varshavë ku mos fitimi i tij solli dorëheqjen e Martha Argerich që e kishte cilësuar këtë pianist “gjeni”. Nga ajo kohë Pogorelich ka pushtuar publikun në të gjithë botën dhe ka interpretuar me orkestrat më të shquara që nga Berliner e Ëiener Philarmoniker tek Neë York Philarmonic.

Viteve të fundit ai u është kushtuar sidomos muzikantëve të rinj duke i mbështetur ata. Është mjaft aktiv në fushën e aksioneve humanitare si ambasador për Unesco-n dhe ka themeluar bursa studimi për të rinjtë në Kroaci. Jep vazhdimisht koncerte bamirësie për të finacuar kërkimet shkencore në fushën e kancerit.

Jep vazhdimisht koncerte bamirësie për të finacuar kërkimet shkencore në fushën e kancerit. Është nderuar me cmimin e Ambasadorit të shkëlqyer nga Fondacioni i ambasadorëve të Pasadenas. Ka marrë pjesë në shumë koncerte për të mbledhur fonde për UNESCO-n për Kryqin e Kuq për ndërtim spitalesh dhe rindërtimin e vendit të tij.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...