“The Eagles”, 50 vjet karrierë dhe një turne ndërkombëtar

Ata janë anëtarë të një grupi nga më të dashurit në botë. “The Eagles” janë tashmë në turne. Ata kanë njoftuar edhe dy shfaqje të veçanta në “MCM Grand Arena” në Las Vegas në muajin shtator. Aty pritet që  të këndojnë drejtëpërdrejtë albumin e plotë “Hotel California”. Në formacionin e këtij turneu janë: Don Henley, Joe Walsh, Timothy B. Schmit, Deacon Frey dhe Vince Gill.

Albumi i njohur doli në vitin 1976 dhe është një nga më të shiturit në historinë e muzikës. Ky album është nderuar 26 herë si i platintë dhe ka shitur mbi 42 milionë kopje.

Këto janë datat e turneut ndërkombëtar të grupit “The Eagles” 2019:

  • 26 maj – Antwerp, Belgjikë
  • 28 maj – Këln, Gjermani
  • 30 maj – München, Gjermani
  • 1 & 3 qershor – Amsterdam, Hollandë
  • 5 qershor – Zurich, Zvicër
  • 8 qershor – Johanneshov, Suedi
  • 10 qershor – Kopenhagë, Danimarkë
  • 23 qershor – Londra, Britani
  • 26 qershor – Mançester, Britani
  • 28 qershor – Birmingam, Britani
  • 30 qershor – Liverpul, Britani
  • 2 korrik – Leeds, Britani
  • 4 korrik – Glasgow, Britani
  • 6 & 8 korrik – Dublin, Irlanda
  • 27 & 28 shtator – Las Vegas, SHBA

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...