Fillimet e kulturës muzikore ruse

Për zhvillimet muzikore të Rusisë gjatë Mesjetës dihen shumë pak fakte. Në oborrin e Ivanit të Tmerrshëm (1530 – 84) dihet se kanë punuar disa muzikantë të quajtur “skomorokhi”, që përkonin me xhonglerët e perëndimit. Në këtë kohë Cari (Ivani i Tmerrshëm, apo Ivani IV) vendosi kontakte me muzikën perëndimore. Organot portative e instrumente të tjerë do të bëhen në këtë periudhë popullore, fillimisht si dhurata mbretërore e aristokratike e më pas edhe në shtresa të tjera të shoqërisë. Në këtë kohë shumë muzikantë nga perëndimi do të ftohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Rusi. Muzika instrumentale përdorej në raste ceremoniale dhe bandat ushtarake, në gjysmën e shekullit do të ngrihen anekënd. Pra, që nga fundi i shekullit XVII oborri rus ftonte rregullisht muzikantë të huaj dhe kjo do të bëhet e vazhdueshme gjatë mbretërimit të Pjetrit të Madh (Perandori i parë rus që nga viti 1721.

Koncerti i parë publik ka filluar në Rusi në vitin 1746 për tu bërë më pas të zakonshëm. Fillimisht koncertet ishin private dhe zhvilloheshin nëpër pallatet e aristokracisë. Muzikantët e huaj dominonin jetën koncertale megjithëse virtuozët rusë nisën të shfaqen në vitet 1780 – 90. Kujtohen nga ajo kohë violinisti rus Ivan Khandoshkin dhe mexosopranoja Elisabeth Sandunova.

Në vitin 1802 krijohet Filarmonia e Petërburgut që nis e organizon koncerte të një force të madhe orkestrale dhe korale, ndër të cilët disa oratore të Hendelit, mesha të Hajdenit dhe Requiemin e Mozartit. Në 1824 shfaqet për herë të parë Mesha Solemne e Bethovenit.

Opera e parë në Rusi i përket vitit 1731 nga një kompani italiane në tournè. Shumë shpejt  u formua një trupë e oborrit në San Petërburg dhe shfaqja e parë e saj u dha më 1736. Më pas kompania filloin të shfaqte edhe opera të tjera në gjuhën ruse. Kryesisht shumë muzikantë e operistë italiane u vendosën në Rusi. Pozicionin më të lartë e patën si kapelmaestër të oborrit Vincenzo Manfredini, Galupi, Traeta, Paisello, Sarti dhe Cimarosa (1787 – 91). Më 1750 imprenditori italian Locatelli, drejtonte të parin teatër publik në Moskë, megjithëse për një kohë të shkurtër. Më 1780 hapen disa teatro në Moskë, ndër të cilët ai me emrin Petrovski ishte më i madhi i shekullit me 1000 vende për spektatorë.

Ky ishte bazamenti ku nisi rrjedhën e rëndësishme kultura muzikore ruse.

 

Opusalb

You may also like...

1 Response

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...