Yjet e muzikës “pop”, këngëtaret shqiptare që po pushtojnë botën

Gazeta  e njohur “The Economist” në seksionin e Evropës i ka kushtuar një artikull yjeve shqiptare të muzikës pop. Sipas artikullit të datës 1 tetor të  kësaj gazete yjet e globit në muzikën pop po pushtojnë botën. Artikulli mban titullin “Të gjitha yjet shqiptare”.

Këngëtaret me rrënjët nga një kënd i vogël i vendeve të Ballkanit po pushtojnë botën

Deri kohët e fundit më e famshmja me etni shqipare ishte Nnën Tereza një murgeshë që u kujdes për të sëmurët dhe jetimët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist i antinjerëzimit). Tanimë shenjtores dhe mëkatarit duhet to shtosh edhe këngëtarët.

Ata ndodhen kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues çdo muaj në Spotify, një platformë muzikore.

Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka 5 këngë të renditura në vendin e  parë në klasifikimet britanike dhe ka qenë edhe gjyqtare në “the X Factor”.

Era Istrefi këndoi në Kampionatin Botëror në vitin 2018.

Njomza Vitia, këngëtare dhe autore këngësh si dhe rreperi Labinot Gashi kanë ndjekës nga mbarë bota.

Kënga seksi e Ava Maksit ““Sweet but Psycho” është konsideruar botërisht si më argëtuese edhe se vepra e Hoxhës “Shqipëria përballë Revizionizmit të Hrushovit”.

Të gjithë këto yje të mëdhenj të trashëgimisë shqiptare me përjashtim të znj. Istrefi janë rritur në diasporë.

Znj.Lipa, Ms Max, Znj. Rexha dhe znj. Vitia kanë lindur respektivisht në: Londër, Miluoki, Bruklin dhe afër Shtutgartit.

Vetëm znj. Maks ka rrënjët në Shqipëri. Pjesa tjetër janë me origjinë kosovare me përjashtim të znj. Rexha familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

“Gjatë gjithë historisë,  thotë Dukagjin Lipa, babai I Duas shqiptarët janë shtypur, por suksesi I këtij brezui muzikantësh po tregoni se “kur na jepet mundësia, ne shkëlqejmë”.

“Yjet e diasporës gjithmonë interpretojnë në vendin e tyre duke u shfaqur me flamujtë shqiptarë apo edhe kosovarë.

Besa Luci, botuese e revistës Kosova 2.0 thotë se duket qartë që ato ndjejnë nevojën për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim fitojnë një det të tërë dashurie”.

“Në zemrën time rrjedh gjak shqiptari” tha znj. Rexha gjatë një vizite në Shqipëri.

Në muajin korrik znj. Lipa ngriti shumë kundërshti përmes “cicërimës” së një harte që u lidh me nacionalizmin e skajshëm shqiptar duke treguar një Shqipëri më të Madhe. Më vonë ajo tha se postimi i saj ishte “keqinterpretuar”.

Prindërit e yjeve që u rritën  jashtë janë larguar nga Ballkani në vitet e turbullta 90. Por nuk kanë qenë të gjitha historia e një refugjati në kërkim të pasurimit. Familjet e Orës dhe të Lipas kanë qenë pjesë e elitës në Kosovë. Të dyja këto vajza kanë ndjekur shkollat m ëtë mira të arteve të interpretimit në Londër.

Yjet e muzikës pop bashkë më futbollistët që luajnë në skuadrat më të mira nëpër Evropë, luajnë një “rol jashtëzakonisht të rëndësishëm” në përcjelljen e imazhit të ndryshëm të shqiptarëve nga ai i konfliktit” thotë Petrit Selimi, ish ministër I jashtëm në Kosovë.

Në vitin 2016 përmes një paraqitje të pazakontë Rita Ora interpretoi në Romë për të festuar kanonizimin e Nënë Terezës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...