Edicioni i 5-të i festivalit Mbarëkombëtar “Jorgjia Truja”
Fillon më 23 – 25 Prill dhe 2-4 Maj, Festivali në emër të “Muzës” së parë të artit vokal, sopranos Jorgjia Truja, fillimisht i këngëtarëve amatorë nga 5- 25 vjeç dhe 2-4 Maj i këngëtarëve që studjojnë në shkollat e Universitet muzikore, 15-25 vjeç.
I organizuar nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, në bashkepunim me degën e muzikës, Universiteti i Arteve, u jep talenteve pjesëmarrëse si dhe pedagogëve të tyre, mundësinë të promovojnë aritjet vokale përpara një jurie profesionistësh të kryesuar nga kompozitori Vasil S. Tole, për të përsosur kërkesat e së ardhmes.
Kështu në dt. 23-24 Prill, në Qendrën Multifunksionale TEN të Bashkisë së Tiranës, do jetë takimi i parë i të gjithë pjesëmarrësve amatorë të muzikës, të grupuar sips moshës në 4 kategori. Juria do të përbëhet, përveç kryetarit, dhe nga këngëtarja jonë e njohur Znj. Eranda Libohova, si dhe nga drejtori i artistik i Akademisë së Veronës, Itali, Z. Paolo Facincani ku të gjithë talentet pjesëmarrëse do të vlerësohen me Çmime të I, II, III, IV- ta “Jorgjia Truja”.
“Koncerti i Finalistëve” ku do të marrin pjesë vetëm Çmimet e para, do të zhvillohet në sallën e re me emrin e kompozitorit tonë të mirnjohur “Tonin
Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja”, dt 25 Prill, ora 18.00.
Në këtë Koncert, juria do përcaktojë aritjet e 3 këngëtarëve më të spikatur për ti vlerësuar me Çmime, në emër të figurave që hodhën themelet e muzikës së lehtë vokale si Lucije Miloti, Pavlina Nika dhe Luan Zhegu, (emra këto që ndrohen çdo vit) që të rinjtë të njohin plejadën e aristëve të trashëgimisë sonë.
Dt. 2 Maj ora 10.30, në Liceun Artistik do debutojnë nxënësit dhe dt 3 në Universitetn e Arteve studentë e këngëtarë të rinj deri 25 vjeç, duke u paraqitur me një program më të plotë përpara jurisë, që përmban figura të artit lirik si sopranoja Prof. Suzana Frashëri, sopranoja e karierës nderkombetare Anna Porozzi, Itali por dhe sopranoja e TKOB, Simona Karafali në takimin e parë, Fituese e Çmimit I “Jorgjia Truja” po në këtë Konkurs të vitit 2005.
Me të njejtën strukturë organizimi Koncerti i Finalistëve dt 4 Maj, në sallen “Tonin Harapi” të Liceut Artistik, do të përcaktojë fituesit e çmimeve që fillojnë me emrin e kompozitorit Simon Gjoni, autor i shumë kengëve dhe Romancave të bukura vokale, si dhe për çmime në emër të artistëve të njohur; Dhimitra Keta, Irena Gjergo, Hysen Pelinku, Gjinovefa Heba, e “Lirika Italiane”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, që përbëjnë bazën e e pedagogjisë vokale.
Me fituesit e Çmimeve janë programuar dhe dy koncerte më pas, në Durres dhe Shkodër.
Pak histori.
Ky Festival i ideuar nga Zv. drejtoresha e Liceut Artistik Klodi Zheji, përbën vazhdimësinë e Konkursit me të njejtin emër që u realizua 2005-2010, i ideuar nga dirigjentja jone e korit Suzana Turku dhe dekani i Fakultetit muzikës, trompisti e kompozitori Isak Shehu, sot vazhdon të promovojë talente që kontriubojnë brenda e jashtë vendit.
Një vlerë të veçantë kanë dhënë Master- classet e zhvilluar si në vend ashtu dhe jashtë për talente ku sot evidencohen si solistë të teatrove brenda dhe jashtë vendit si: Emiliana Palushaj, Blerta Zhegu, Adela Hajredini, Lira Milla, Armando Lika, Ramë Lahaj, Linda Kazani, Nina Muho, Alesja Merepeza e Granit Kamberi dhe nga edicioni i kaluar, Estelina Syla dhe Artur Vera presin të hyjnë në audicionin e mjestrit Placido Domingo në shtator të këtij viti në SHBA.
Të paharuara kanë mbetur dhe masterclaset e dhëna në Tiranë nga: Aleksandër Masena, Drejtor i Akademisë së Operas Hollande, Valerio Paperit drejtor i Konkursit të zërave lirik në Romë, mezzos amerikane Barbara Person, sopranos Paola Reali por dhe masterclaset e artistëve tanë, Josif Gjipali , Inva Mula e Linda Kazani, si dhe Workshopet me pjesemarësit e Jurisë.
Takuina Adami,
Projekt Direktor