“Spring” Koncert

Në edicionin e katërt dhe pas koncerteve të mbajtura në Shkodër dhe Prishtinë, përkatësisht në datat 24 dhe 28 maj sonte është radha e Tiranës.”Koncerti i Pranverës” vjen këtë të enjte të 30 majit në orën 19.00  në sallën “Tonin Harapi” të Shkollës së mesme të muzikës “Jordan Misja”,

Pianistet Klejda Tare dhe Etleva Kolnikaj, violonçelistja Edlira Gjoni, Erand Kurani në fizarmonikë dhe Etrit Adami në trombon sonte do të luajnë për publikun e kryeqytetit. Me ta bashkë edhe sopranoja Ulpiana Aliaj. Këta janë të gjithë mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

I ftuar në këtë mbrëmje do të jetë klarinetisti nga Kosova Astrit Mustafa.

Në mes të muajit të ardhshëm “Koncerti i Pranverës” do të mbahet edhe në Mal të Zi. Data e ardhshme është 15 qershor 2019.

Cila është e veçanta e këtij koncerti?

Mjaft koncerte, në Tiranë por dhe në rrethe, mbështeten ekonomikisht nga Ministria e Kulturës. Mjaft të tjera nga Bashkitë e qyteteve të ndryshme. Koncertet e këtij edicioni të katërt po realizohen pa mbështetje ekonomike. Mësuesit artistë kanë ndjerë nevojën të jenë në skenë dhe të paraqiten përpara nxënësve të tyre më tepër se sa të jenë të paguar për mundin dhe punën që bëjnë. Nuk e shohin këtë aktivitet si punë vullnetare por si detyrim përpara figurës artistike personale, për të cilën kanë punuar gjithë jetën.

Kjo vlen të përshëndetet dhe të bëhet shembull për të gjitha shkollat e muzikën në vend por nga ana tjetër duhet ti tërheqë vëmendjen Ministrisë së Kulturës e sigurisht edhe asaj të Arsimit për të kontribuar sidomos në ato raste si ky, kur tashmë është vërtetuar një vullnet i tillë i mrekullueshëm.

Nga ana tjetër këto koncerte po tregojnë se po krijohet një brez i aftë mësuesish të cilët nuk e kanë mbyllur ciklin e studimit dhe të kërkimit artistik e kështu do të jenë edhe më të aftë për mësimdhënien e të ardhmes.

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...