Sopranoja Arlinda Morava: “Spektatorët na kanë pritur e vazhdojnë të na mirëpresin me dashamirësi”

Pandemia prej koronavirusit ka ndikuar mjaft jetën muzikore dhe kulturore kudo në botë. Disa prej muzikantëve shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin jashtë Shqipërisë kanë rinisur një pjesë të aktivitetit të tyre, ndaj dhe kërshëria për të mësuar sesi janë duke e zhvilluar atë është e lartë. Revista e kritikës muzikore mbarëshqiptare bisedoi me sopranon shqiptare Arlinda Morava që jeton e ushtron aktivitetin në Bukuresht të Rumanisë. Sopranoja Morava është mjaft e njohur për lexuesit e revistës sonë duke qenë shpesh pjesë e  artikujve tanë.

OPUSALBZnj. Morava a  ka nisur jeta koncertore dhe në cilat kushte po zhvillohet per ju?

A.MORAVA: Jeta koncertore, ose më saktë jeta artistike kulturore ka filluar, por me shumë norma dhe kufizime. Për fat të keq numri i spektatorëve është shumë i kufizuar dhe programet janë jo më të  gjata se 75 minuta.

Të gjitha aktivitetet, që janë të kufizuara, bëhen vetëm në mjedise të hapura, në vende të cilat lejohen vetëm nga bashkitë dhe qeveria dhe jo kudo.

Aktivitetet organizohen në bashkëpunim me institucionet e e shtetit që kanë taraca ose me hotelet luksose që pranojnë të mbështesin kulturën. Këtu është fjala për taracat ose ballkonet e mëdha të tyre, siç janë taraca e hotelit “Kontinental”, hotelit “Cișmigiu” në bashkëpunim me institutin spanjoll “Servantes” sepse kanë taracën e përbashkët, hotelit “Sutter”, hotelit “Hilton”, hotelit “Carol”, hotelit “Marriott” etj.

Të gjitha këto hotele luksi të periudhës midis dy luftrave, që kanë oborr ose taraca janë të miratuara për të bërë aktivitete kulturore me publik të kufizuar deri në një maksimum prej 60 personash.

Kurse për parqet ose vendndodhjet e tjera qe ka zgjedhur qeveria, numri i të pranishmëve  është maksimumi  200 deri në 300 spektatorë. Ne jemi të lumtur që po ushtrojmë pasionin dhe punën tonë për publikun që na kishte munguar prej një periudhe të gjatë nga 8 marsi deri më 8 qershor që filluam aktivitetin.

OPUSALB:  Si janë pritur nga spektatorët?

A.MORAVA: Spektatorët janë mjaft të dëshiruar, na kanë pritur e vazhdojnë të na mirëpresin me shumë, shumë dashamirësi, na japin emocione të pafundme, por për fatin tonë jo të mirë ngaqë (pandemia ) ka vënë rregulla, ne nuk mund t’i kënaqim të gjithë. Siç u shpreha me sipër, numrin e kemi shumë të kufizuar dhe me masa të rrepta. Por kemi kënaqësinë më të madhe në të gjithë këtë gjendje që është krijuar që publiku “harron” situatën dhe merr sado pak atë dozë kulture dhe kënaqësie që arti jep, kurse ne si artistë mbushemi me jetë dhe me shumë më shumë shpresë që “mbas çdo furtune dielli do të dalë”.

OPUSALB: Cila ka qenë ndjesia juaj pas gati 5 muajsh shkëputjeje?

A.MORAVA: Ndjesia ka qenë si një ëndërr, që mbas një jete shumë të ngarkuar, bie në një gjendje mungese të plotë dhe kur  merr vesh që fillon aktiviteti i parë ti pyet është e vërtetë apo janë “thashetheme”,  nuk të besohet dhe thua është ëndërr apo realitet, apo vërtet do dalim para publikut? Kur e shikon veten sërish para syve që të ndekin e mezi të presin sërish të të dëgjojnë e të të kenë pranë në jetën e tyre kulturore, nuk të ngelet gjë tjetër vetëm të thuash: “Të falënderojmë ZOT që existon”!!!

OPUSALB:  Sipas jush si do të vijojnë aktivitetet muzikore? Çfarë keni në planet e afërta?

A.MORAVA: Këtë as ne nuk e dimë, se ç’farë përmasash do të marrë  gjendja.  Jemi me shpresën se gjithëçka mund të shkojë mirë dhe lutemi për këtë, por situata nuk varet nga ne.

Deri në fund të shtatorit dhe deri në mes të tetorit do vazhdojmë aktivitetet siç kemi bërë që nga muaji qershor me kushte të kufizuara.  Shëndeti vjen i pari  por edhe ne duhet të mbijetojmë në kushtet që kemi!

Në planet e afërta qëndrojnë premiera kombëtare e “Salierit”. Në këtë shfaqje jam në cilësinë e të ftuarës së nderit, do të luaj și aktore dhe do të interpretoj dhe katër arie nga operat e Moxartit,  një pjesë të Antonio Salierit si edhe një pjesë fetare.

Do të vazhdoj me koncerte și dhe me projektin tim “Netët e  sopranes Arlinda Morava dhe të ftuarit e saj” të mbështetur nga “Rotary International” (România Moldova ) si dhe me shfaqjen “Dashuri e Pasion” që ka në qendër aktorin e madh rumun Marius Bodochi! Ju faleminderit!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...