Disa fakte mbi kompozitorin e madh Eduard Grig

Edvard Griegu  është për Norvegjinë ashtu siç Shekspiri është për Anglezët Njeriu mëi famshëm i vendit të tij. Mësoni më shumë rreth kompozitorit të “Per Gynt-it” dhe Koncertit të mrekullueshëm për Piano që ai shkroi.

Një norvegjeze – apo skoceze? – i egër

Lindur më 15 qershor 1843, Edvard Grieg ishte djali më i famshëm muzikal i Norvegjisë, megjithëse skocezët pretendojnë se ai ishte skocez. Gjyshi i tij skocez emigroi në Skandinavi pas Betejës së Kullodenit.

Edvard Griegu i ri

Edri Grieg i ri ishte mjaft i pakënaqur në shkollë, duke pësuar rregullisht bulizma e abuzime nga shokët e tij. Por që në moshë të re ai ishte një pianist mjaft i aftë, i drejtuar nga nëna e tij pianiste.

Në Konservatorin e Leipzigut

Një fat i rëndësishëm për Grigun ishte takimi me një mik të familjes, violinistin virtuoz Ole Bull, që rezultoi në transferimin e menjëhershëm të 15-vjeçarit në Konservatorin e Leipzigut. Megjithatë ai e la pa përfunduar Konservatorin pasi “dola po ashtu siç hyra” mendohet të ketë thënë Grigu.

Takimi me Rikard Nordraak

Duke lëvizur në Kopenhagen më 1863, Grieg u takua me kompozitorin e ri Rikard Nordraak, interesi pasionant i të cilit për sagat, peizazhin dhe muzikën e atdheut të tij e frymëzuan Griegun të merrte subjektet muzikore në emër të Norvegjisë.

Ndodhi të shënuara

Grigu nuk ishte shumë i kënaqur me largimin nga Norvegjia, por nga ana tzjetër pati mundësinë të ishte prezent në koncertet e të mrekullueshmes Klara Shuman dhe të Rikard Vagnerit.

Biri i Norvegjisë

Grigu vetë shpjegonte se “Stili i jetës tradicionale të popullit norvegjez, sëbashku me legjendat norvegjeze, me historinë norvegjeze, me skenarin natyral të saj ka përfshirë imagjinatën time krijuese që nga vitet e para. Ja një foto e bërë nga shtëpia e Grigut në Troidhaugen, që demostron vizionin e tij mbi Norvegjinë.

Koncertet e para

Në vitin 1866, vit në të cilin vdiq para kohe Nordraak, Grigu organizoi një koncert me muzikën e tij, midis të cilave edhe disa miniatura për piano, që dëshmonin ndjesitë e tij personale.

Evolucioni në Norvegji

Kur u kthye pas studimeve Grigu përmblodhi forcat për të mësuar më tepër mbi muzikën tradicionale norvegjeze. Pak nga pak këto melodi u bënë një pjesë e rëndësishme e veprave të tij. Në shtëpinë e tij në Norvegji edhe sot ato ruhen së bashku me veprat e tij.

Nekimi i martesës

Pas martesës në vitin 1867 me kushërirën e tij Nina Hagerup dhe lindjes së vajzës së tyre Alekandra Grigu kompozoi veprën e tij më të gjatë: Koncertin e famshëm për piano e orkestër, i cili pasqyron një frymëzim të veçantë.

Koncerti për piano

Grigu ishte i përgatitur ti linte botës një shenjë të rëndësishme Koncerti për piano e Orkestër pati një sukses të menjëhershëm dhe shumë muzikantë prisnin që Grigu të shkruante edhe një tjetër, por ai nuk u ul kurrë të kënaqte kërkesat e tyre.

Kohët në Troidhaugen

Më 1885 familja e tij u vendos në Troidhaugen, pranë Bergenit, ku Grigu mbeti për 20 vitet e ardhshme. Pjesa e tij për piano “Ditët e dasmës në Troidhaugen”, nxjerrë nga pjesët lirike u shkrua për të përkujtuar përvjetorin e martesës së tij me Ninën.

Doktor Grigu

Grigu mori një titull Honorifik nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 1894. Menjëherë pas ceremonisë ai shkoi në postë dhe i dërgon një telegram mikut të tij me emrin Bergen Grieg. Në fund të telegramit ai kishte firmosur “Doktor Grieg”

Ditët e fundit

Në üranverën e vitit 1906 shkoi kompozimin e fundit – Katër Psalmet – dhe menjëherë, shumë i lodhur niset për në banjat e ngrohta të një hoteli në Kristjana. Kur pësoi një ifakt, në dimrin e vitit 1907 ishte duke u përgatitur për tu nisur në Angli. Vdiq në spital pak ditë më vonë.

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...