Shtyhet për në vitin 2022 konkursi “Jean Sibelius”

Shtyhet për në vitin 2022 konkursi i njohur violinistik.

Konkursi Ndërkombëtar i Violinës “Jean Sibelius” është riprogramuar për tu mbajtur në 18-29 maj 2022.

Fillimisht konkursi ishte vendosur të mbahej në fund nëntori dhe fillim dhjetori të këtij viti. Konkursi do të organizohej në Helsinki por për shkak të pasigurive lidhur me mundësitë e udhëtimit dhe kufizimeve të përgjithshme komiteti i konkursit ka vendosur ta shtyjë këtë aktivitet.

Edicioni i vitit 2022 do të jetë i hapur për të gjithë violinistët e lindur në vitin 1990 apo pas tij.

Datat e reja u vendosën në varësi të hapësirave të lira në Akademinë e Sibeliusit dhe Qendrës Muzikore të Helsinkit, programit të Orkestrës Simfonike të Radios dhe Filarmonisë së Helsinkit.

Datat u vendosën edhe në varësi të mundësisë së anëtarëve të jurisë.

Shtyrja e edicionit të 12-të të Konkursit Violinistik “Sibelius” nuk do të prekë programin e vendosur prej kohësh për edicionin e 13-të që do të mbahet në fundin e vitit 2025.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...