Revista amerikane vlerësime pozitive albumit pianistik “Shqipëria në art”

Disa ditë më parë  revista amerikane “Fanfara Magazine” i kushtonte një kritikë të bukur CD-së me titull ” “Shqipëria në art”. Artikulli ka për autor Colin Clarke.

Albumi i interpretuar nga pianistja Marsida Koni përmban pjesë nga kompozitoret: Simon Gjoni, Kozma Lara, Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Aleksander Gashi, Haig Zacharian, Lec Kurti, Tish Daija, Shpëtim Kushta, Endri Sina.

Ja si shkruan autori COLIN CLARKE:

Pianistja shqiptare Marsida Koni paraqet një program muzike pianistike mjaft tërheqës nga Shqipëria. Në këtë shtet Koni duket se konsiderohet si një nga “100 Shqiptarët e Shkëlqyer” e ajo është, në çdo rast, një pianiste e shkëlqyer.

Shumë nga këto pjesë kërkojnë një fuqi të vërtetë prej interpretuesve të tyre dhe Koni e ka atë për të shpërndarë.

Albumi pianistik me pjesë shqiptare ka dalë në treg vitin e kaluar në muajin nëntor 2019 nën interpretimin e pianistes Marsida Koni.

Duke marrë Vargjet pranverorë të Simon Gjonit (1925–1991), në dukje disi e llojit Rahmaninovit me një melodi që pluskon dhe dorën e majtë që rrjedh. Ka vetëm disa pjesë të Gjonit në dispozicion në katalog, prandaj është mirë të zgjerohet lista.

(Pianistja Kirsten Johnson në “Guild” ka nxjerrw dy vëllime të muzikës shqiptare në piano që përfshijnë edhe disa pjesë të tjera të Gjonit për ata që dëshirojnë të eksplorojnë më tej, sikundër dhe disa vepra të kompozitorëve të tjerë që gjenden në recitalin e Konit.)

Më përmbajtsorja Sonata Piano Nr. 1 nga Kozma Lara (1930–2019) paraqet muzikë nga një kompozitor i cili ishte gjithashtu një diplomat dhe politikan (atij iu dha titulli i “artistit të merituar”). Lëvizja e parë ka  një frymëmarrje disi franceze, të lehtë dhe të freskët, siç është prekja e Konit në shumë staccato. Sigurisht, me aftësinë e saj për të përdorur pedalin mbajtës në masën e duhur, Koni do të ishte një interpretuese e shkëlqyer e repertorit francez. (Ndoshta dinjiteti i rrallë i Ravelit do t’i shkonte asaj më së miri; thuajse e dëgjoj Sonatinen e Ravelit të saj.) Pjesa qendrore e aromatizuar  Andante tranquillo duket se sjell disa elementë pentatonikë në përzierje përpara finales ritmike, Bartókiane.

Kompozitori shqiptar Ramadan Sokoli (1920–2018) studioi në Firence, Itali para se të kthehej në vendlindjen e tij në Shqipëri. Tw vjen pak keq që Balada e Dytë  është kaq e shkurtër (më pak se katër minuta), por harmonitë e saj modale mbajnë thellësi të vërteta të emocioneve. Bën një kontrast të bukur me botën e butë të Sonatinës nga Tonin Harapi (1926–1992), një pjesë që të ledhaton veshin.

Ndjenja që ka për strukturës dhe formën e frazës Marsida Koni është e dukshme;  ajo ka lindur për të luajtur këtë muzikë. Rrjedhja e lirë e melodisë në pjesën qëndrore Andante përkundërjet një lëkundjeje të ngadaltë të majtë është më tërheqësja; edhe finalja mban momente prehjeje të këndshme me kornizën e saj dinamike.

Të dy “Preludet” nga Aleksander Gashi (l. 1958) çiftojnë neo-Romantizmin me një aspekt thuajse-improvizues, ndërsa Haig Zacharian (l. 1952) ofron një Temë me Variacione që ka një bukuri të vërtetë tw zërit. Me sa duket veprat e Zacharian pas 1990 janë më eksperimentale në natyrë; këtu, megjithatë, është një grup variacionesh me proporcion të bukur, të negociuar me ekspertizë dhe nganjëherë këndshëm nga Koni pa asnjë gjurmë të ashpërsie në to.

Sidoqoftë, ekziston një ndjenjë e vërtetë triumfalizmi në deklaratën e madhe kordale që qarkon pjesën.

Është interesante të dëgjosh një pjesë të një kompozitori-diplomat, Lec Kurti (1884–1948), i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Itali; ai vdiq në Romë. “Romanza senza parole”e tij
është një miniaturë salloni plot shije; akordet bisedore tek e para nga Pesë Pjesët e Tish Daijas (1926–2003) e vecojnë atë. Fatkeqësisht, Daija është i vetmi kompozitor që nuk diskutohet në shënimet e broshurës; ai është i njohur më së miri për baletin e tij Halili dhe Hajria, i cili u shfaq më shumë se 250 herë në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Ashtu si pjesa e Kozma Lara, ekziston një aspekt i fortë francez në setin e pjesëve të Tish Daisë.

 Fryma e muzikës bashkëkohore valwvitet mbi disonancat e pjesës: “Tragjedia Vetë ka humbur rrugën” nga Shpëtim Kushta (l. 1946). Natyra e saj sektoriale gjithashtu ofron një dritare në një mënyrë tjetër për muzikën shqiptare; është interpretuar në mënyrë mahnitëse nga Koni. Oferta përfundimtare, një pjesë enigmatike e quajtur “Mbase”, është nga Endri Sina (l. 1967), me sa duket më aktivi i kompozitorëve aktualë shqiptarë.  Ka diçka gnomike në pjesën më të madhe të shprehjes muzikore këtu; vjen si diçka e papritur kur muzika zgjerohet dhe shfaqet, vetëm për t’u kthyer përsëri në disonancë; është magjepsëse dhe e  thënë me forcë. Marsida Koni shfaqet gjithashtu në Soul of Mediterranean: New Works for G-Clarinet release në Aulicus. Shqipëria Në Art është një album i shkëlqyeshëm muzike që ka shumë për tw rekomanduar, në interpretime të shkëlqyera dhe të mbwrthyera në tinguj të bukur”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...