“Zhizel”, dy shfaqje në Tiranë të baletit të njohur

Do të rivihet në  skenën e Tiranës baleti i shumënjohur “Zhizel”. Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do ta sjellë këtë shfaqje historike në dy mbrëmje. Për këtë janë programuar  datat 14 dhe 15 nëntor përkatësisht të enjten dhe të premten në mbrëmje në orën 19.00.  Në pritje të përfundimit të rikonstruksionit të Teatrit të Operës edhe kjo shfaqje do të vihet në skenën e ArTurbinës.

Në shfaqjen e vitit 2019 vijnë në rolet kryesore: Adela Muçollari dhe Ledia Sulaj si Zhizeli dhe Fatjon Lito,  Kevin Lila në rolin e Albertit. Në rolin e Hansit në të dyja shfaqjet do të jetë Dion Gjinika.

Baleti “Zhizel” në Shqipëri  lidhet me emblemën e baletit tonë,  koreografit të shquar Agron Aliaj (Artist i Popullit), i cili e vuri në skenë për herë të parë rreth 3 dekada më parë.

Nën koreografinë e tij në rolet kryesore kanë interpretuar figura të shquara të baletit shqiptar.

Rikthimi i kësaj shfaqjeje është edhe një homazh në nderim të pasionit dhe kontributit të tij për baletin kombëtar.

Biletat për “Zhizelin” e vitit 2019  vijojnë të shiten në sportelin e arTurbina çdo ditë nga ora 10:00 deri ne 20:00.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...