Zara Larsson, nga konkursi i talenteve drejt majave të industrisë botërore

Zara Maria Larsson është këngëtare dhe kompozitore suedeze. Që në moshën 10 vjeçare ajo spikati ndërsa fitoi konkursin “Talang” që është versioni suedez i konkursit “Got Talent”.

Ajo pushtoi klasifikimet me këngën “Uncover” duke u renditur e para në Suedi dhe Norvegji dhe duke arritur 250 milionë shikime në Youtube. Në shkurtin e vitit 2013 kënga u çertifikua edhe nga Universal Music Sweden, ndërsa në korrikun e atij viti albumi i saj debutues u nderua trefish i platintë. Më vonë ajo firmosi me  “Epic Records” nga SHBA-ja me të cilin firmosi një kontratë tre vjeçare. Ky ishte dhe çasti  kur ajo debutoi përtej oqeanit me albumin “So good”.

Përvec çmimeve të shumta që i mori në një kohë të shkurtër,  Zara u kandidua nga revista “Time” si një ndër “30 adoleshentët më me ndikim të vitit 2016”. Po ashtu ajo u kandidua në krye të “Hot 100 të vitit 2018” por edhe në klasifikimin “21 më të mirët e moshës nën 21 vjeç” të bërë nga Billboard në vitin 2017.

Zara ka qenë e kandiduar edhe në “Teen Choice Awards” si dhe “MTV VMAs”.

Larsson ka ndarë skenën me emra të mëdhenj si David Guetta, me të cilin këndoi edhe këngën zyrtare të UEFA Euro 2016, por edhe me John Legend, në koncertin në nder të ndarjes së çmimit “Nobel për Paqen” në vitin 2017. Ky çast e vendosi atë në qendër të shtypit ndërkombëtar.

Zara ka kënduar në Ceremoninë  UEFA,  në  BBC Music Awards dhe  Nobel Peace Prize Concert me  John Legend.

E pyetur se cila nga këto shfaqje është e pëlqyera e saj ajo thotë: “Mendoj se shfaqja televizive ku jam gëzuar më shumë ka qenë MTV EMA, sepse aty kam kënduar këngët e mia, shfaqja ka qenë për mua dhe kërcimtarët e mi. Ishte shumë argëtuese të këndoja aty “Ain’t My Fault”, “Lush Life”. Kjo ishte e para herë që këndoja në një shfaqje kaq të madhe me çmime dhe isha shumë e emocionuar, megjithatë doli shumë mirë.  Ndaj dhe do të më pëlqente të këndoja në shfaqje të kësaj natyre ku të sjell edhe gjithë balerinët dhe të bëjmë spektakël”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...