Ylli i skenave lirike Anna Netrebko në spital prej COVID-19

Sipas agjencise ANSA, sopranoja Anna Netrebko, diva e skenave lirike ndodhet e shtruar në spital prej ditësh. Artistja ka rezultuar pozitive me Kovid dhe me pulmonit. Ka qenë vetë Ana që ka njoftuar falë një postimi në median sociale. “Kisha dy zgjedhje: Të rrija në shtëpi e frikësuar se mos infektohesha ose të punoja dhe të merrja përsipër rrezikun e infektimit. Unë zgjodha të dytën dhe nuk pendohem aspak. Ndodhem në spital prej pesë ditësh më pulmonit dhe shpejt do ta marr veten”, ka shkruar artistja që në korrik këndoi në Verona dhe në gusht në Romë dhe në Festivalin e Salzburgut. Në muajin shtator ajo interpretoi në Teatrin Bolshoi ndërsa pritet në muajin nëntor në Skalën e Milanos me një recital. Netrebko tha se u izolua sapo nisi të mos ndjehet mirë edhe pse tamponët dilnin negativë.

“Arrita në spital në kohë dhe më ndihmojnë. Do të shkojë mirë”- ka shtuar. Nuk është kaq i frikshëm sa e përshkruajnë”. “Bashkëshorti im Yusif ( tenori Yusif Eyvazov) ka antrupa. Në këtë mënyrë ka përballuar sëmundjen dhe është i sigurtë për të tjerët”, ka thënë artistja.

Ajo është shprehur se më shumë e kanë lodhur testet, karantina, droja e njerëzve të trishtuar sesa e ka frikësuar virusi. Jam e lumtur që për mua tani mbaroi”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...