“We are the Champions”, kuptim i ri në kohën e koronavirusit

“We are the Champions” kënga e njohur e grupit “Queen” ka marrë një kuptim të ri në kohën e koronavirusit. Brian May, Roger Taylor dhe Adam Lambert kanë rregjistruar një version të ri kushtuar atyre që po ndeshen me këtë virus në vijën e parë.

Në kohën e karantinës grupi Queen dhe Adam Lambert kanë dërguar një mesazh ttë fortë dashurie dhe mbështetjeje për të gjithë ata që kujdesen për të sëmurët me COVID-19 por edhe  atyre që po respektojnë kufizimet dhe qëndrojnë në shtëpi. Në një version të ri të kësaj kënge të njohur, e rregjistruar në vetë – izolim, duke modifikuar refrenin në shënje vlerësimi dhe falënderimi për të gjithë që po bëjnë c´kanë mundësi që pandemia të kalojë sa më shpejt.

“You Are The Champions”, ka shkruar Brian May në Instagram duke dhënë edhe urimin: “Ky version është për të gjithë ata që dëshironi që gjërat t´u shkojnë mirë!”.

Në fundin e muajit mars Queen + Adam Lambert anulluan turneun evropian për në verën e vitit 2021. Fillimisht grupi kishte njoftuar 27 data evropiane por që për shkak të pandemisë u shtynë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...