Vlashent Sata, mbyll festivalin “Jazz Fest Tetova 2020”

Rrjedha e koncerteve në edicionin e pestë të festivalit JazzFest 2020, ka qenë e përfaqësuar me tre mbrëmje të cilat mbanin peshë të rëndësishme artistike.

Duke filluar nga data 25 deri më 27 gusht, në skenë festivalit janë paraqitur grupe të ndryshme artistësh të cilët veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Në një kuadër të tillë, mbrëmja e fundit e festivalit ishte e para parë për këngëtarin, pianistin e talentuar shqiptar Vlashent Sata.

Artdashësit Tetovarë, por jovetëm, mirëpriten në shkollën e mesme të muzikës “Todor Skallovski Tetoec” talentin shqiptar sëbashku me muzikantët e tij si: Gent Rushi në fizarmonikë, Ermal Rodin në saksofon-klarinetë, Roni Gjura në kontrabas dhe bas kitarë si dhe Emiljano Dhimo në bateri.

Një mjedis i ngrohtë, por jo edhe mjaft i rehatshëm për muzikantët, duke pasur parasysh epideminë globale që po kalon njerëzimi ata duheshin t’ju përshtateshin edhe këtij momenti kaq të pazakontë. Ishte hera e parë që këngëtari Vlashent Sata kishte koncertin e tij për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Si rrjedhojë për këtë, ai ishte edhe i entusiazmuar që kishte ardhur në këtë qytet, duke treguar edhe dashurinë që kishte për qytetin, por edhe historinë e shqiptarëve që ai e kishte pikë të dobët.

Mbrëmja nisi me këngët dhe krijimet e vet këngëtarit Sata, që kryesisht janë krijime që ai i ka kompozuar dhe orkestruar për formacionin që përmendëm më sipër.

Mënyra e këndimit që ky këngëtar shpreh në këngët e tij është nga ato mënyra që rrallëherë e shohim në skenat shqiptare. Me një timbër mjaft të butë dhe me një teknikë këndimi majft të avancuar, që kur vihen në bashkëveprim krijojnë korpusin e një këngëtari siç është Vlashent Sata. Prandaj, ai sot ka gjetur edhe shtegun e tij që ka depertuar aq shpejt, por edhe me aq cilësi të arrira artistike.

E vërteta është, që gjatë interpretimit të këngëve ai bën edhe improvizime të papritura, në disa raste të ndryshme edhe recitative duke shpreh ndjenjat në forma të tjera. Megjithatë, krijimet e tij gjithmonë janë të bazuara në historitë e tij intime, por edhe familjare që vet ai i shpjegonte gjatë rrjedhës së koncertit.

Ai ka kënduar majft këngë nga repertori i tij, por ndër to mund të theksojmë: “Copëzat”, “Me jetu”, “Erdhi Dita”, “Hana”, “Kaçurelat”, “Delja Rude” e shumë të tjera.

Mbrëmje të tilla, me artistë të tillë janë gjithmonë një hap i rëndësishëm për kulturën e vendit, por edhe rajonit duke krijuar miqësi artistike që këta këngëtarë mos ta harrojnë publikun jashtë trojeve të tyre.

Jazz Fest Tetova, tashmë ka krijuar identitetin si një festival që ka shije majft të theksuar artistike, që këtë më së miri e vërtetojnë artistët që ata ftojnë në skenën e tyre.

 

Jesir Hoxha – Muzikolog

Shkup, 29 gusht 2020

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...