Vittorio Grigolo, i mirëpritur në Sanremo 2020

https://www.youtube.com/watch?v=otxI-sveg0w&feature=emb_err_watch_on_yt

Tenori i njohur italian Vittorio Grigolo i ftuar në Sanremo bëri një homazh grupit “Queen”, me një përmbledhje të këngëve më të njohura ndërkombëtarisht. Sukseset botërore si ‘Bohemian Rhapsody’, ‘Who wants to live forever’ e ‘The show must go on’ u interpretuan në skenën e Festivalit të Këngës Italiane duke marrë duartrokitje të zjarrta.

Edicioni i 70-të i festivalit ne Sanremo u mbajt nga 4 deri në 8 shkurt 2020.  Përveç kandidatëve të kategorive të ndryshme, të cilët konkuruan edhe për edhe privilegjin e përfaqësimit të Italisë në konkursin e radhës në Eurovizion, një mysafir i shquar u shfaq si yll i kantos lirike.

I ndodhur midis dy shfaqjeve të “Romeo dhe Zhuljetes” në “Scala te Milanos”: Vittorio Grigolo, i cili mbetet i mirëpritur në Itali dhe veçanërisht në RAI.

Tenori i përjashtuar nga Met dhe Covent Garden pëshpëriti  përpara një mikrofoni “E lucevan le stelle”, më pas u egërua për të ofruar një përmbledhje të këngëve të grupit “Queen”.

Prezantuesi Amadeus u shpreh per Grigolon:  “një talent i madh që dergon bel canto-n në të gjithë botën ”.

Grigolo vetë tha disa fjalë duke kujtuar fëmijërinë e tij, kur ai dhe nëna e tij nuk e humbisnin kurrë  darkave festivalin e Sanremos në televizion, dhe ato ishin momente emocionesh të forta.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...