Vit i suksesshëm artistik

Viti shkollor akademik 2018/19 i Fakulteti të Arteve dega e Muzikës pranë Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja ishte më plotë aktivitete kulturore si në vend dhe po ashtu jashtë vendit. Para 7 viteve kur filloj ky fakultet në kuadër të Universitetit të posa formuar as optimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur që ky fakultet do të jetë më aktivitete kulturore më të shumta që mund ti ketë një fakultet i muzikës. Ky fakultet ka më së shumëti angazhime kulturore jo vetëm nga fakultetet e muzikës në vend por mund të thuhet se edhe në rajon, është një ndër të parët për nga numri i angazhimeve. Studentë e Fakulteti të Arteve dega e Muzikës të të tri drejtimeve që ka ky fakultet EM, EPM, EAIF, vitin e kaluar shkollor kishin fatin që në bashkëpunim më ansamblet e ndryshme nga Gjermania të marrin pjesë në koncerte në salla prestigjioze dhe para një publiku të shumtë në numër, të shfaqin programe me vlera të larta artistike dhe po ashtu që kërkojnë angazhim shumë të madh profesional, dhe mundi që kishin bërë më pedagogët e këtij institucioni me studentët ishte shpërblye pasi që këto koncerte kishin dal shumë të suksesshme. Ishte mendimi i publikut gjerman dhe poashtu kritika që e kishin fjalë të mira për studentët. Kori në paraqitjet e tij ishte pëlqyer shumë, Profesori Hysen Nimani që kishte përgatitur korin kishte bërë punë të shkëlqyeshme profesionale më studentët. Orkestra frymore  e fakultetit e përgatitur nga profesori Astrit Pallaska kishte lënë përshtypje të shkëlqyeshme para publikut Gjerman në bashkëpunim më Orkestrën Frymore të Essenit. Në këtë aktivitet studentëve ju kishin bashkuar edhe profesorët nga Fakulteti i Arteve, Fatbardh Gashi klarinetë, Dardan Gjinolli saksofon, Meriton Ferizi fagot dhe Arsim Kelmendi oboa që është edhe anëtarë i rregulltë i kësaj orkestre, dhe kjo kishte rezultuar suksesshëm, pasi që kishte rezultuar një bashkëpunim i mirë studentë-profesorë.Për suksesin e arritur nga ky bashkëpunim duhet falendëruar dirigjentin dhe pianistin e njohur Desar Sulejmani si dhe Ligjëruesin nga Fakulteti Arsim Kelmendi që ka kontribuar që të vijë të ky bashkëpunim.  Pedagogët e këtij fakulteti i kanë vënë detyrë vetës që studentëve të tyre të ju bëjnë të mundur sa më shumë prezentime në skena në vende të ndryshme. Pasi që artistët ndihen mirë vetëm atëherë kur të arriturat e tyre mund të i paraqesin para publikut, artistë rrojnë për skenë dhe aty ndihen më së miri.

Më poshtë po paraqesim disa nga aktivitetet kulturore muzikore të studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Arteve dega e Muzikës Unversiteti “Haxhi Zeka” Pejë.

 

  1. Fakulteti i Arteve në bashkëpunim me Orkestrën“HEINRICH – HEINE SYMPHONIKER” nga UNI Düsseldorf në qytetetXanten,Oberhausen, Dusseldorf Gjermani, më datë 16, 17 dhe 18 Tetor, 2018 mbajti koncerte me studentë e fakultetit. Në koncertët në Xanten dhe Düsseldorf u luajt vepra “Carmina Burana” e komp. Carl Orff të drejtuar nga dirigjenti Desar Sulejmani. Kurse kori në Oberhausen u paraqitë më programin e vetë më vepra korale nga kompozitorë shqiptarë dhe botëror dhe u drejtua nga dirigjenti Hysen Nimani. Këto koncerte patën për qëllim prezantimin, promovimin, aftësimin dhe shkëmbimine përvojave interpretuese dhe artistike të arritura në këtë fakultet.

 

  1. German Rhine Philarmonic Orchestra, e drejtuar nga dirigjenti Desar Sulejmani mbajti koncert me datë 23.10.2018 në Shkup Republika e Maqedonisë së veriut kësaj orkestre ju bashkuan disa nga studentët e fakultetit dep. EAIF.
  2. “State building in Westerrn Balkan countries-Justice , media and art” organizator dhe pjesëmarrësnë konferencën e parë ndërkombëtare të muzikës me punime shkencore si dhe program artistik meprofesorë dhe studentë të fakultetit me datë01.11.2018
  3. Koncert i koreve universitare, organizator dhe pjesëmarrës së bashku me komunën e Pejës dheatij të Shkupit, të Tetovës dhe të Pejës 30.11.2018. U prezantuan kori dhe orkestra.
  4. Koncert semestral 11.01.2019 u prezantuan studentët solist, kori dhe orkestra e fakulteti.
  5. Pjesëmarrës me korin e fakultetit nëfestivalin ndërkombëtar tëmuzikës korale

 ”a cappella“ i Evropës Juglindore ku prezent ishin koret nga Italia, Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe nga të gjitha qytetet e Kosovës 22.02.2019

  1. DAM Festivali Prishtinë 29.03.2019 pjesëmarrës studentët e fakultetit, drejtimi “Edukim Artistik i Instrumenteve Frymore”.
  2. Koncerte nga klasa e klarinetës Prof. Fatbardh Gashi dhe master klasa në shkolla të muzikës së Kosovës gjithësej cikli i 6 koncerteve Maj 2019
  3. “Ura me tri harqe”, të ftuar special në aktivitetin e përvitshëm të tri shteteve Kosovë, Maqedoni e veriut dhe Shqipëriorganizuar në Tiranë me 11.06.2019 me studentët e fakultetit drejtimi “Edukim Artistik i Instrumenteve Frymore”
  4. “Java Artistike Studentore”edicioni i II-të organizuar nga fakulteti iarteve Universiteti “Haxhi Zeka” 10.11.12 qershor 2019 Pejë.
  5. “20 vjetori çlirimit të Pejës” koncert nga Profesorët e Fakultetit tëArteve. Aktivitet i organizuar nga Komuna e Pejës në bashkëpunim me fakultetin e arteve me datë15.06.2019
  6. “Teho” Choir Festival, pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të koreve në Tetovë, Maqedonia e veriut me 16.06.2019, pjesëmarrës kori i Fakulteti të Arteve dega e muzikës nën drejtimin e Profesor Hysen Nimani
  7. “ Vom Rugova winde vetzweht” koncert i muzikës kamertale dhe orkestrës frymore të fakultetit e dirigjuar nga Astrit Pallaska nga studentët e Fakultetit tëArteve në Oberhausen, Gjermani 25.06.2019
  8. “East Ëind” koncert simfonik me orkestrën simfonike frymore të Essenit dhe studentëve të fakultetit të arteveme datat 29 dhe me 30.06.2019, një ndër veprat e luajtura ishin“Gayaneh” e Aram Khachaturian si dhe “Bilder einer Ausstellung” e kompozitorit Modest Mussorgsky dirigjoj Desar Sulejmani.
  9. “European Summer Music Academy 2019” edicioni i tetë, pjesëmarrës me studentë dhe profesor të instrumenteve frymore të fakulteti dhe profesorë të  instrumenteve frymore të ardhur nga Europa dhe organizator të këtij evenementi.
  10. “Skopje Sings” International Choir Festival, pjesëmarrësme korin e fakultetit të arteve nën drejtimin e profesorit Hysen Nimani,në Shkup, Maqedonia e veriut me 29-31.08.2019
  11. Koncert nga studentja e Fakultetit tëArteve në UHZ, klasa e profesoreshës Dardane Nallbani Batalli, Entela Demi flaut në bashkëpunim me orkestrën e Universitetit të Arteve TiranëPrill/2019
  12. “Pjetër Gaci” gara ndërkombëtare Shkodër, Republika e Shqipërisë, pjesëmarrës me

Studentë të instrumenteve frymore ku fituan çmimin “Special Absolut” Rexhep Karaqi

  1. “Cloud third festival” edicioni i tretë, pjesëmarrës me korin e fakultetit në Tiranë

 Republika e Shqipërisëme datë30.05.2019  organizuar nga Profesori Fatos Qerimi.

  1. Pjesëmarrje të shumta në koncertet protokolare, përvjetore dhe akademi në bashkëpunim më organe qeveritare dhe komunale.

21 .Koncert i mbajtur më 29.05.2019  në Frankfurtë në sallën Bechstein nga  profesorët e fakultetit: Besa Berberi soprano, Syzana Jakupi piano, Mimoza Pajaziti Drançolli piano, Dardane Nallbani Batalli flaut, Alba Muqolli Dehiri piano, Besim Qorri piano dhe Arsim Kelmendi oboa ku u paraqitën më sukses para publikut më vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botëror.

Falendërimi i takon udhëheqjës së këtij Fakulteti, Dekanit Hysen Nimani dhe Profesorëve që po mundohen që të bëjnë të mundur që të realizohen këto evenimente kulturore dhe po japin çdo gjë nga vetja, një falenderim për Rektorin Fadil Millaku  të këtij Universiteti që përkrah këtë fakultet dhe Kuvendin Komunal , drejtorin për kulturë Engelbert Zefaj për përkrahjen.

 

Arsim Kelmendi

 

 

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...