Violinisti Elvin Hoxha Ganiyev gjysmëfinalist i konkursit Ndërkombëtar “Xhorxhe Enesku”

Violinisti Elvin Hoxha Ganiyev që garon për Turqi/Azerbaixhan është njoftuar si një nga tetë gjysmëfinalistët në konkursin Ndërkombëtar të Violinës “Xhorxhe Enesku”. Gjysmëfinalja dhe raundet finale do të mbahen në sallën prestigjoze të Ateneumit Rumun në majin e vitit që vjen.

Elvini është djali i muzikantit shqiptar Hajredin Hoxha dhe është i njohur edhe për publikun shqiptar falë interpretimit edhe në Shqipëri.

Konkursi “Xhorxhe Enesku” është një platformë ndërkombëtare për lancimin e muzikantëve të ardhshëm të rangut botëror dhe të promovojë kompozimet e  artistit rumun tek brezat e rinj të artësve. Ky konkurs është një zgjatim natyral i Festivalit Enesku.

Konkursi ka katër seksione: violinë, cello, piano dhe kompozicion. Ky konkurs renditet në pesë konkurset më të mira të muzikës klasike në botë.

Fituesit e “George Enescu International Competition” 2020  në këto katër seksione do të përftojë një cmim special, që tashmë është prezantuar si një paketë e re: një koncert në “Bohuslav Martinů Philharmonic Orchestra” në  nëntor 2021, në  “Musikverein Golden Hall” në Vjenë. Të tre fituesit do të interpretojnë Ludëig van Beethoven’s Triple Concerto for Violin, Cello, and Piano, në kuadër të festimeve të 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit. Çmimi është dhënë nga IMK Society for the Promotion of Music and Culture në Vjenë.

Kjo është organizatë që punon me muzikantë si: Maxim Vengerov ose Mischa Maisky dhe që çon përpara projekte në bashkëpunim me kompanitë e famshme: Sony, Decca, and Deutsche Gramophon.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...