Vijojnë sukseset e studentëve të Fakultetit të Arteve të Pejës

Sukseset e studentëve të instrumenteve frymore të Fakultetit të Arteve dega e muzikës nga Peja nuk kanë të ndalur.

Këtë vit nga data 26.04.19 deri më 28.04.19 në Shkodër u mbajt edicion XVIII i ” Pjetër Gaci”i garave të instrumentistëve nga të gjitha viset shqiptare në Shkodër. Në këtë edicion ku garat mbahen në disa kategori, ku u paraqiten 200 studentë në kater ditë në pesë diciplina. Instrumentistët paraqitën të arriturat e tyre të fituara në shkollat dhe nga mësimet që marin nga profesorët e tyre. Nga Peja u paraqit studenti Regjep Karaqi që studion në instrumentin e klarinetës të Prof. Asoc. Fatbardh Gashi. Ai u paraqit me veprat “Introduction theme and variations” e kompozitorit Carl Maria Weber dhe
“Il carnevale di Venezia” e kompozitorit Alamiro Giampieri në përcjellje në piano të Profesorit Besim Qorri. Paraqitja e tij ishte mbresëlënëse para publikut dhe komisionit vlerësues të këtyre garave, Regjepi ishte i shkëlqyeshëm ku komisioni vendosi që t’a shpërblejë me vendin e parë absolut në kategorinë G të instrumentistëve frymorë. Kurse këtë vitë u nda për herë të parë edhe çmimi “Gjovalin Shestani” flautistit të njohur Shkodran për instrumentistin më të mirë të instrumenteve frymore për të gjitha kategoritë dhe komisioni për këtë çmim ishte unanim që t’ia ndajë Regjep Karaqit. Regjepi për çdo ditë e më tepër po tregon se përpos talentit dhe dashurisë që ka për instrumentin e klarinetës, ai po punon me ngulmë që të arrijë edhe më shumë në klarinetë dhe atë edhe duke ju falenderuar Profesorit të tij Fatbardh Gashit që punon shumë me studentët e tij dhe puna e tij po shpërblehet në këto evinemente kulturore.
Kur ishte krijuar para 6 viteve Fakulteti i Arteve dega e muzikës kishte skepticizëm se si do të zhvillohet ky fakultet, mirëpo duke ju falenderuar udhëheqësjes dhe profesorëve të këtij fakultetit, studentët janë duke arritur rezultate të lakmueshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Urojmë që këto suksese të studentëve dhe profesorëve të mos ndalen, dhe që Fakulteti i Arteve pranë Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë të ngritet edhe më shumë në cilësi dhe sasi, kjo do bëhet pasi që stafi dhe studentët e këtij fakulteti janë shumë të angazhuar dhe po japin çdo gjë nga vetja që të arrihet sa më shumë në ngritjen e vlerave arsimore të këtij institucioni.

/Arsim Kelmendi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...