Vargje dhe muzikë në Ditën e Kulturës Kombëtare të Rumanisë

Prej disa vitesh me vendim shtetëror dita e lindjes së poetit të shquar,  Mihai Eminesku respektohet si Ditë e Kulturës Kombëtare. Këtë vit aktivitetet përkujtimore të ditëlindjes së poetit të njohur në Rumani e më gjerë ishin të shumta.

Të enjten e 15 janarit një program kushtuar 171 vjetorit të lindjes së poetit të madh u mbajt në mjediset e Muzeut të Artit Popullor Dr. “Nicolae Minovici” që është edhe pjesë e strukturës së Muzeut të Qarkut të Bukureshtit.  Protagonistët e këtij aktiviteti ishin sopranoja Arlinda Morava – pianisti Ștefan Iliescu – violonçelisti Bogdan Postolache dhe aktorja Theodora Stanciu.  Koncerti titullohej: “Mihai Eminesku- poeti i  përjetësisë sonë”

Vargjet e Emineskut të ndërthurura me muzikën dhe interpretimin artistik përcollën një atmosferë të ndjerë dhe të përkorë. Programi ishtë një prodhim i Link Tv.

Në këtë koncert  sopranoja shqiptare Arlinda Morava  interpretoi vargjet e Emineskut edhe në gjuhën shqipe.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...