Urime ditëlindjen Sting!

2 tetori është ditëlindja e njërit prej artistëve më të dashur të muzikës, Sting. Breza të tërë identifikojnë me të periudha të ndryshme të jetës, këngët e tij kanë shënuar ngjarje me rëndësi në jetën e shumë prej adhuruesve apo të apasionuarve.

Ai ka lindur në 2 tetorin e vitit 1951.  Sting ka qenë solisti, kompozitori dhe basisti i grupit të njohur “The Police” nga viti 1977 deri në vitin 1984. Nga viti 1985 e në vazhdim po vijon me karrirerën solo. Si solist por edhe si pjestar i grupit “The Police” ai është fitues i 17 çmimeve “Grammy”, fituesi i këngës së vitit për këngën “Ever breath you take”, tre çmime Brit; artisti më i mirë i vitit në 1994, fitues i çmimit për Kontribute të Jashtëzakonshme në vitin 2002, një “Golden Globe”, një “Emmy”, katër kandidime për Oskar për këngët më të mira në kolonat zanore, dhe një trofe BMI për këngën me të transmetuar në historinë e radios.

Eshtë fjala për këngën “Every Breath You Take”.

Të shumta kanë qenë nderimet për të edhe nga personalitetete të rëndësishme si psh në vitin 2003 nga Elisabeta II në Pallatin Bakingam, ku aiu nderua me një trofe CBE për shërbimet e tij në muzikë.

Në vitin 2014 ai u bë një Kennedy Center Honoree në Shtëpinë e Bardhë dhe në vitin 2017 u nderua me Polar Music Prize. Në vitin 2000 një yll mban emrin e  tij në Bulevardin e Yjeve në Hollivud. në vitin 2003 ai u përfshi si pjestar i grupit “The Police” në “Rock and Roll Hall of Fame”.

Ai është nderuar nga shoqata britanike e kompozitorëve për arritjet në karrierë duke u nderuar me çmimin “Ivor Novello”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...