U2 dhe A.R. Rahman bashkë për një këngë plot mesazhe

Janë të shumtë artistët që kanë gjetur qetësinë e brendshme në Indi apo afër artistëve indianë. Grupi U2 doli nga kjo përvojë edhe me një këngë. Kënga titullohet “Ahimsa”  dhe është një baladë medituese që lindi falë bashkëpunimit mes grupit të shquar irlandez dhe këngëtarit indian A.R. Rahman.

Fjala “Ahimsa” vjen nga Sanskritishtja dhe do të thotë respekt për të gjithë të gjallë dhe shmangien e dhunës. Kënga këndohet në anglisht, sanskritisht dhe tamil. Në këngë dëgjohet Bono, A.R. Rahman si dhe vajzat e tij Khatija dhe Raheema.

Në kopertinën e kësaj kënge janë vargjet me shkrim dore të Bonos. Me daljen e këngës grupi njoftoi edhe koncertin e tij të parë në Indi. Grupi kishte dy vjet pushim prej albumit të fundit. Udhëtimi në Indi me sa duket qenka një thellësisht i ndjerë dhe meditues që ndoshta mund të lindë edhe një album.

Për revistën “Rolling Stone” këngëtari Indian ka thënë se kënga është konceptin e një shoqërie pa dhunë.

Ky koncept lind nga kultura indiane, nga Azia e Jugut dhe prej budizmit. Rahman është bërë i njohur ndërkombëtarisht me kompozimin e kolonës zanore të filmit “Slumdog Millionaire” e vitit 2009.

Ky krijim i solli edhe dy çmime Oscar për kolonën zanore të kompozuar dhe për këngën më të mirë të kompozuar (“Jai Ho”).

Kitaristi I grupit U2, The Edge është shprehur se është adhurues I Rahmanit dhe se bashkëpunimi me te ishte një “lumturi”.

Kënga vjen e popullarizohet dhe grupi U2 po vazhdon me turnen në Zelandën e Re. Në serinë e koncerteve me titull “”Joshua Tree Tour” grupi feston albumin e vitit 1987 me të njëjtin emër.

Përveç Indisë grupi do të shkojë për herë të parë në Singapor, Korenë e Jugut dhe Filipine.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...