U mbajtën në Pejë ditët kulturore “Jusuf Gërvalla”

  • 71183571_417138182272964_1754579180768460800_n
  • 71330534_978342822501247_892268568001904640_n
  • 71394842_247217502850876_8128354010022281216_n
  • 71673066_524164225076810_5925106155918458880_n

Këto ditë në Pejë u mbajtën ditët kulturore “Jusuf Gërvalla”. Më 02.10.2019  ishte koncerti përmbyllës që u mbajt nga studentët e Fakultetit të Arteve dega e Muzikës pranë universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, po kush tjetër  përpos këtij institucioni që po mban gjallë jetën kulturore në qytetin e Pejës. Në këtë koncert kishim një numër të konsiderueshëm të studentëve që u paraqitën më luajtjen në instrumentët e tyre që më aq përkushtim po punojnë më pedagogët e tyre për të arritur sa më shumë në aspektin teknik dhe artistik në këto instrumente muzikore. Nga klasa e saksofonëve që udhëhiqet nga profesori Dardan Gjinolli në këtë koncert u parqitën Alma Delolli më veprë e M. Ravel “Piece en forme de habanera” dhe Agon Daka më veprën e P. Iturralde “Suite Heleniques”, ishte një paraqitje dinjitoze e tyre para publikut. Në instrumentin e trumpetës klasa e profesorit Avni Krasniqi luajti studenti Mal Rexhepaj veprën e Ceskë Zadejës “Këngë epike”  dhe në piano Kujtesa Begolli  studente të profesoresha Mimoza Pajaziti-Dranqolli  më veprën “Nocturno cis-mol” e F. Chopin. Këta studentë ishin  një freski e mbrëmjes dhe përformuan më shumë pasion veprat muzikore që edhe janë të njohura për publikun artëdashës. Në instrumentin e flautës nga klasa e professoreshës Dardane Nallbani – Batalli përformuan studentet  Erblina Bajrami më veprën e F.Chopin “Variacione” dhe studentja Reisa Sallabegolli më veprën I. Spahiu “Andantino”, këto dy studente ishin në nivelin e duhur artistik dhe luajtën më një përkushtim të duhur në instrumentët e tyre. Në instrumentin e klarinetës në klasën e profesorit Fatbardh Gashi në këtë koncert interpretuan tre studentë: Kosovar Arifaj luajti veprën e A. Messenger “Solo de Concurs”, pastaj Valon Kryeziu më veprën e C.M. Weber “Introduction theme and Variations”  si dhe Rexhep Karaqi më veprën e A.Giampieri “Il Carnevale di Venezia”. Këta tre studentë për çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se nuk janë rastësishtë duke studiuar instrumentin e klarinetës, por këta janë duke bëre një punë të madhe. Në qoftë se do vazhdojnë kështu një ditë do njihen si virtuoz në instrumentin e klarinetës, por që me siguri që ju duhet edhe shumë punë dhe angazhim. Të gjithë studentë që përformuan u përcjellën në piano më shumë kujdes dhe angazhim nga korepetitori Besim Qorri. Vlen për tu theksuar së Fakulteti i Arteve dhe udhëheqja e saj më Dekanin Hysen Nimani si dhe profesorët tjerë kanë ngritë lartë nivelin artistik të aktiviteteve kulturore në qytetin e Pejës, sapo ka filluar viti i ri univesitar dhe studentët dhe profesorët janë të gatshëm për paraqitje para publikut.

Fatkeqësishtë ky koncert me vlera të larta artistike nuk u përcjell sa duhet nga publiku i Pejës dhe ishte shumë keq që nuk ishin prezentë në këtë koncert, dhe dihet humbës janë ata që nuk i ndjekin vlerat artistike. Sigurishtë që fushata zgjedhore e ka bërë të vetën por udhëheqja e komunës  së Pejës duhej të ishte më shumë prezentë në këtë koncert.

/ Arsim Kelmendi/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...