U mbajt në Elbasan edicioni XVI i FFTK të Këngës Popullore Qytetare

Është mbajtur në Elbasan  edicioni XVI  i FFTK të Këngës Popullore Qytetare. Ky aktivitet u organizua  me mbështetjen së Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Elbasan, Qendrës së Artit Elbasan.

Për hir të situatës së krijuar nga pandemia aktiviteti i këtij viti u mbajt në mjedis të hapur tek Porta e Kalasë së qytetit të Elbasanit. Në këtë edicion morën  pjesë grupe nga qytete me traditë në muzikën popullore qytetare si: Peshkopia, Vlora, Fieri, Elbasani, Kavaja, Korça, Kruja, Këlcyra, Berati dhe Shkodra.

Festivali u mbajt ne datat 20 dhe 21 tetor ne oren 18.00.

Me çmimin e parë u nderua kënga qytetare vlonjate. Nën drejtimin artistik të Artur Dhamos ekipi vlonjat në përbërje të të cilit ishin: këngëtarët  Rovena Ibrahimi, Viktor Tahiraj, Drini Kanani shoqëruar nga formacioni orkestral në përbërje të të cilit janë: Sokol Toto klarinet, Albano Kapllani violinë, Stefan Foto dajre, Istref Dobi bas, Ardian Çifçi kitarë, fizarmonikë.

Me çmim të dytë u nderua Shkodra, e përfaqesuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”.

Interpretuesit shkodranë u nderuan edhe me dy çmime te tjera:  tre çmime ne kete festival. Çmimi i pare si –Orkestra më e mirë të festivalit dhe çmimin për interpretuesin me të mire që i shkoi këngëtarit Laorjan Ejlli.

Çmimi i parë “Isuf Myzyri” Grupi i Vlorës

Çmimi i dytë “Shyqyri Fuga” Grupi i Shkodrës

Çmimi i dytë “Thoma Nassi” Grupi i Elbasanit

Çmimi i tretë “Luçie Miloti” Grupi i Këlcyrës

Çmimi i tretë “Muharrem Gurra” Grupi i Beratit

Çmimi i tretë “Mustafa Bodini” Grupi i Korçës

Këngëtari më i mirë Laurjan Ejlli – grupi i Shkodrës.

Këngëtarja më e mirë Melola Karaj – grupi i Elbasanit

Këngëtari i ri më i mirë Fatma Mema – grupi i Kavajës

Orkestrina më e mirë – orkestrina e grupit të Shkodrës.

Aktiviteti u zhvillua në sheshin qëndror të qytetit të Elbasanit duke respektuar udhëzimet për tu mbrojur nga Covid-19. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 150 artistë popullorë. Nga këta 113 meshkuj dhe 30 femra dhe 7 fëmijë. Aktiviteti u ndoq nga rreth 300 spektatorë.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...