“Turandot” në skenën e Teatrit të Parmës

Opera e fundit e Xhakomo Puçinit, kryevepra “Turandot”, do të përurojë më 10 janar në orën 20.00  sezonin në Teatrin “Regio” të Parmës. Shfaqjet e tjera do të vihen në skenë në 11, 12, 17, 18 dhe 19 janar.

Në shfaqjen e datës 12 pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Serxhio Matarela. Ai do të jetë i pranishëm me synim përurimin e Parmës, Kryeqyteti Italian i Kulturës 2020.

Në tre rolet kryesore do të jenë: Rebeka Lokar dhe France Dariz (Turandot), Carlo Ventre dhe Samuele Simoncini (Calaf), Vittoria Yeo dhe Marta Torbidoni (Liù).

Pucini ndërroi jetë pak përpara se të pëfundonte duetin final dhe vepra u përfundua nga Franco Alfano që punoi mbi bazën e piketave që kishte lënë kompozitori.

Herën e parë që u shaq në Skala në 26 prill 1926 Arturo Toskanini ndali ekzekutimin duke shpjeguar: “Këtu mbaron opera e lënë e papërfunduar nga Pucini për shkak të vdekjes”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...