Toto Cutugno dhe 50 vitet e karrierës

Ai është padyshim nga artistët që ka shenjuar breza të tërë. Toto Cutugno festoon këtë vit 50 vjetorin e karrierës së tij në muzikë.

Artisti italian ka kompozuar më shumë se 400 këngë pjesa më e madhe e të cilave edhe e interpretuar nga orkestra të mëdha. Toto është autori i shumë këngëve të suksesshme të artistëve të medhenj si: Joe Dassin, Dalida, Adriano Celentano, Gerard Lenorman, Hervé Vilard, Luis Miguel, Michel Sardou, Mireille Mathieu, Peppino di Capri, Jose Luis Rodriguez dhe grupi  Ricchi e Poveri.

Suksesi i tij “L’italiano” ka qenë edhe më i shituri në vitet 1981- 1986 dhe këndohet në të gjithë botën në më shumë se 160 interpretime.

Ai ka një tërësi çmimesh. Mbi 150 milionë kopje janë shitur nga albumet e saj.

Ka 14 herë pjesëmarrje në Sanremo në periudhën 1970-2008 duke qenë i pari kantautor që fiton çmimin e  madh në vitin 1980.

Po ashtu ai fitoi edhe Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 1990.

Toto Cutugno është edhe instrumentist shumë i mirë. Ai luan ne 9 instrumente.

Aktualisht ai është 76 vjeç dhe me emrin e tij lidhen këngë shumë të rëndësishme si:

“L’italiano”, “Serenata”, “Solo noi”, “Innamorati”, “Insieme”, “Una domenica italiana”, “Le mamme”, “Emozioni”, “Gli amori”, “L’ete indien” sau “Et si tu n’existais pas”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...