TKOBAP tri shfaqje në sheshin “Skënderbej”

Në lulishten pas monumentit të Skënderbeut, në sheshin qendror të Tiranës, Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit dhe Ansambli Popullor do të vijë për publikun me tre programe.  Këto janë tre aktivitetet e fundit për këtë sezon artistik të këtij institucioni kombëtar. Këto koncerte mbajnë titullin “Opera në park”.

Kori, solistët dhe orkestra do të vijnë sonte, të enjten më 18 korrik me koncertin me titull “Kur perëndon dielli”.

Në programin që nis prej orës 21.00 do të interpretohen këto pjesë të autorëve shqiptarë të interpretuara nga këngëtarët lirikë të Teatrit:

“Dua më shumë Shqipërinë” – Thoma Nasi

Interpretojnë:
Eva Golemi & Denis Skura dhe Kori TKOB

Korale vajzash nga melodrama “ Ruba e Kuqe” – “Largo dhe…”- Mikel Koliqi
Interpretojnë:
Kori i TKOB

“Po vijnë krushqit” – Tish Daij
Interpreton:
Kori i TKOB

Përpunim acapella – “Shkon djali tër male” – “Rritu moj bajame”- “Në një rrasë atje mbi krua” Çesk Zadeja
Interpreton:
Kori i TKOB

Përpunim acapella -“ Drenovarja” – Gjon Simoni
Interpreton:
Kori i TKOB

“Kur më vjen burri nga stani” – Kristo Kono
Interpreton:
Nina Muho

“Margjelo” – Prenkë Jakova
Interpreton:
Eva Golemi

“Lule Borë” – Simon Gjoni
Interpreton:
Kori i TKOB

“Kur Perëndon Dielli”- Leonard Deda
Interpreton:
Kori i TKOB

“Unë biri yt Kosovë” – Feim Ibrahimi
Interpreton:
Armaldo Kllogjeri

“Për ty Atdhe” – Pjetër Gaci
Interpreton:
Sokol Tomorri

“Këngët e rinise” – Agim Krajka
Interpreton:
Xhieldo Hyseni

“Rrjedh në këngë e ligjërime” – Feim Ibrahimi
Interpreton: Armaldo Kllogjeri

Në datën 19 korrik sërish në lulishten pas monumentit do të vijnë në koncert  muzikantët e Orkestrës së Ansamblit Popullor dhe solist Aranit Hoxha.

Të shtunën e datës 20 korrik trupa e  baletit e TKOB do të vijë me baletin “Fado” .

E ndërsa publiku besnik i jetës operistike dhe të shfaqjeve të baletit pret me padurim rikthimin në “shtëpi” të trupës së TKOB.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...