“Tinguj nga Shqipëria” Silva Skënderi dhe Alban Pengili koncert në Gjermani

“Tinguj nga Shqipëria” kështu titullohet koncerti i datës 21 dhjetor që fton për artdashësit në sallën Kapitelsaal der Burg Lüdinghausen .

Bashkë para publikut do të jenë pianistja Silva Skënderi dhe violinisti Alban Pengili. Koncerti nis në orën 19.00 të së shtunës së 21 dhjetorit.  Në një njoftim për shtyp “Förderverein der Musikschule” bën të ditur se pedagogu i violinës në Shkollën e Muzikës Lüdinghausen dhe patriotja e tij nga Shqipëria do të interpretojnë bashkë.

Silva Skënderi është pedagoge e pianos në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Pengili ka interpretuar shpesh gjatë viteve të kaluara.  Repertori i tij i përhershëm përfshin, midis të tjerave, 24 Kapriçot e Paganinit dhe të gjitha Sonatat dhe Partitat e Bahut. Në këtë mbrëmje, në program do të jenë vepra nga CD-e  tij “100 vjet Shqipëri” me vepra për violinë dhe piano nga kompozitori shqiptar Pjeter Gaci, si dhe pjesë të njohura nga Sinding, Gardel, de Falla, Sarasate, Saint-Saëns, Elgar, Wieniawski, Tchaikovsky dhe Paganini. Përveç kësaj, Pengili do të prezantojë edhe një krijim të veçantë – Valsin e dashurisë shqiptare.

Kohët e fundit është folur shumë për shtëpinë e dy artistëve, së fundmi për shkak të tërmeteve të rënda dhe shtyrjes së anëtarësimit në BE. Ky është koncerti i dytë i një serie koncertesh të mbështetur nga Förderverein der Musikschulkreis.

Shitja e biletave vijon.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...