Tenori i shquar italian njofton albumin dhe koncertin e Krishtlindjes

Tenori italian i njohur botërisht Andrea Bocelli lancon albumin “Believe”, një koleksion personal pjesësh që të sjellin edhe njëherë në mendje fuqinë e muzikës për të qetësuar shpirtin. Me këtë rast muzikanti njofton edhe koncertin e Krishtlindjes që pritet të përcillet nga teatri i operës Teatro Regio di Parma.

Albumi “Believe” është një përmbledhje këngësh që e kanë frymëzuar tenorin gjatë viteve. Albumi përmban duete me Alison Krauss dhe Cecilia Bartolin. Të dyja artistet dallojnë për zërat e fuqishëm dhe të njohu rnë mbarë botën. Në këtë album do të jetë edhe një pjesë e kompozitorit të shquar italian Ennio Morricone, me titullin Gratia Plena” – që është edhe pjesa mbyllëse e filmit “Fatima”.

Bocelli ka kompozuar edhe vetë versionet e tij të “Ave Maria” dhe “Padre Nostro” që janë posaçërisht për këtë album.

Ndërkohë sot Bocelli ka njoftuar edhe një aktivitet që do të përcillet në nivel botëror: “Believe in Christmas”, që do të përcillet në datën 12 dhjetor nga Teatro Regio di Parma i Italisë.

Ky koncert do të përcillet sipas kohës dhe zonave të ndryshme kur është edhe fluksi i ndjekësve.

Për këtë koncert Bocelli po bashkëpunon me regjizorin Franco Dragone i njohur sidomos për punën që bën me Cirque Du Soleil. Biletat për këtë koncert do të nisin prej datës 20 nëntor të shiten.

Bocelli është një ndër këngëtarët më të shquar në botën modern. Ai ka kënduar në Lojrat Olimpike, në Kupën e Botës ka një Glob të Artë, 7 çmime BRIT dhe 7 World Music Awards, një yll në Walk of Fame, në Hollivud.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...