Temat muzikore më të njohura nga kompozitori Ennio Morricone

Ennio Morricone është një ndër kompozitorët më të vlerësuar i të gjitha kohërave. Ai njihet si autori i disa prej kolonave zanore më të njohura në filmat si: For a Fistful of Dollars”, „Mission”, „Once Upon a Time in America” apo  „Malena“.

Morrikone  ka qenë një vizionar i lartë i krahasuar me emra të shquar të industrisë kinematografike si: Sergio Leone, Dario Argento, Brian De Palma, John Carpenter dhe Quentin Tarantino (të pestë këta emra kanë bashkëpunuar me të).

Kompozitori i madh ndërroi jetë një të dielë të fillim korrikut pak ditë pasi kishte thyer femurin dhe ishte I shtruar në spital në Romë.

Fituesi i çmimit Oscar në vitin 2015 për kolonën zanore të filmit “The Hateful Eight”, që ka firmosur mbi 500 kolona zanore, ka qenë 6 herë i kandiduar në Çmimet amerikane të filmit.

I frymëzuar fillimisht nga Moxarti, Bahu dhe Vivaldi  Morrikone është një ndër kompozitorët më prodhimtarë të muzikës në të gjitha kohërat.

Në karrierën e tij prej gati 70 vitesh ai shiti më shumë se 70 milionë kopje.

Kompozitori dhe dirigjenti Italian u shua në 6 korrik në moshën 91 vjeçare.

Është mjaft e vështirë të kryesh një listë të kolonave më të famshme ndër filmat ku ai ka bashkëpunuar.

Ja një renditje sipas rendit alfabetik e disa kolonave zanore që meritojnë të dëgjohen:

 “The Good, the Bad and the Ugly” (1966)

Titulli i filmit është mjaft i njohur në listën e filmave western. Veprimi dhe muzika ndërthuren në mënyrë të përsosur. Mjeshtri e rrit tensionin e veprimeve të një grupi që përbëhej nga banditë të paskrupullt që janë në kërkim të një thesari të groposur në një varr pa emër.

“Once Upon a Time in the West” (1968)

Një tjetër film i famshëm dhe ndoshta vepra me më shumë ndikim në karrierën e tij, një vepër ku akordet e kitarës elektrike dhe përforcimet orkestrale të errëta të mjeshtrit krijojnë një kryevepër të spikatur  ku edhe tradhtia është vendosur në nota muzikore.

“1900” (1976)

Mjeshtri kompozoi një operë simfonike ekspansive simbolike për regjizorin Bernardo Bertoluçi. Ky film i takon vitit 1976 dhe është mjaft përcaktues për periudhën marksiste dhe fashiste.

Në trupën e këtij filmi të regjizorit të shquar Bertoluçi ndodheshin emra të mëdhenj të filmit si: Robert De Niro, Gérard Depardieu, Dominique Sanda, Donald Sutherland, Alida Valli dhe  Burt Lancaster.

“Days of Heaven” (1978)

Kandidimi i parë në çmimet “Oskar” ishte një rikthim nostalgjik dhe melankolik krijuar për kolonën zanore të filmit “ Days of Heaven”, një dramë amerikane dhe një histori dashurie poetike që ndodhte në një fermë të perëndimit të egër.

Once Upon a Time in America” (1984)

Kjo është një ndër temat më të thella muzikore dhe vepra e fundit që Morrikone krijoi për regjizorin Leone, është një operë dramatike prej katër orësh që shtjellon zhvillimin e bandave të krimit të organizuar në Amerikë në vitet 1920, 1930 dhe 1960.

“The Mission” (1986)

Në mesin e partiturave më të dashura të kompozitorit qëndron edhe kolona zanore për filmin “The Mission”, që është edhe drama fetare e  misionarit Roland Joffé.

Morrikone kompozoi një muzikë ku mbizotëronte instrumenti i oboes për aktorin Jeremy Irons, që interpretonte rolin e një misionari jezuit spanjoll në shekullin XVIII në Amerikën e Jugut.

 “The Untouchables” (1987)

Tema e parë muzikore e krijuar nga kompozitori i madh për regjizorin Brian de Palma, si edhe një partiturë e kandiduar për çmimet “Oskar”.  Kjo vepër është plot ritme stakatosh, një veçanti kjo e filmave dhe dramave kriminale të viteve ’70.

“Cinema Paradiso” (1988)

Filmi me regji të Xhuzepe Tornatores shihet edhe si një shembull i “nostalgjisë postmoderniste” që ndërthur emocionin dhe komedinë, nostalgjinë dhe pragmatizmin, përmes temave që trajton: rininë, plakjen dhe shigjetimet që shkojnë nga pjekuria drejt të shkuarës. Skenat pasqyrojnë kujtimet nga fëmijëria e Salvatores. Ky film është një homazh drejtuar kësaj periudhe.

“Malena” (2000)

Malèna është një komedi-dramë romantike me Monika Beluçin dhe  Xhuzepe Sulfaron. Filmi ka skenar dhe regji të Xhuzepe Tornatores, frymëzuar nga një histori e Luciano Vincenzoni. Filmi fitoi Çmimin e Madh në Festivalin e Filmit Cabourg në vitin 2001, Muzika sillte në qëndër portretin e një vejushe të vetmuar që ndodhej në Siçili në kohën e luftës.

“The Hateful Eight” (2015)

Përmes ravijëzimit të disa linjave melodike në përputhje me temën e filmit, Morrikone firmosi kolonën zanore të filmit western “The Hateful Eight”, regme regji të Quentin Tarantino, në vitin 2015. Një vit më vonë, në vitin 2016 mjeshtri fitoi një çmim “Oskar” për kolonën e tij zanore dhe mori një çmim “Bafta” si dhe një “Glob të Artë”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...