Tedi Papavrami koncert në Tiranë

Duoja në  violinë-piano, Tedi Papavrami – Fransua Frederik Gi (François Frederic Guy), rivjen sonte në Tiranë dhe sërish me vepra të kompozitorit Ludvig Van Beethoven.

Të tjera pjesë të krijimtarisë së kompozitorit të shquar do të vijnë sonte në  koncertin e radhës së Festivalit “Different Trains”. I radhës për këtë edicion të tetë, por i shumëpritur për emrat protagonistë të  kësaj mbrëmjeje që ka në qendër pikërisht violinistin e shquar shqiptar Tedi Papavarami.

Koncerti do të mbahet në sallën e Qendrës Kulturore pranë  Katedrales Ortodokse.

Në programin e kësaj mbrëmjeje do të jenë sonatat 2, 7 dhe 10 të Beetovenit të cilat pasojnë katër sonatat e tjera ato me numër 1, 4, 5, 6 që kjo duo interpretoi vitin e kaluar në muajin nëntor, sërish në kuadër të Festivalit “Different Trains”.

Tedi Papavrami dhe Fransua Frederik Gi, kanë një periudhë të gjatë bashkëpunimi me njeri-tjetrin dhe kanë  interpretuar në shumë skena. Ata kanë rregjistruar edhe tre albume me veprën e Beetovenit, vepra të shkruara për violinë dhe piano. Por duke qenë se të dy artistët synojnë të rregjistrojnë dhe luajnë veprën e plotë të kompozitorit të shquar, ndoshta një ditë do të mund ti rishohim sërish në skenën e Tiranës. Vitin e ardhshëm duoja e njohur pritet të luajnë edhe sonatat 5, 8 dhe 9.

Deri atëherë, le të presim dhe të nxitojmë të ndjekim këtë mbrëmje!

/Opusalb/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...