Teatri “Skala” i Milanos hap sezonin me katër koncerte

Pas një periudhe të vështirë, në një Itali mjaft të goditur nga pandemia Teatri Skala në Milano u rihap në 12 shtator dhe po vijon me një seri prej 4 koncertesh të menduara si homazh ndaj punonjësve të shëndetësisë.

Me mbështetjen e Fondacionit Bracco, i pari koncert, ai i datës 12 shtator i bashkoi për herë të parë muzikantët e Skalës në teatrin e tyre në një koncert kushtuar punonjësve të shëndetësisë. Tre koncertet e tjerë në datat 14, 16 dhe 17 shtator janë të hapur për publikun.

“Ky është një veprim mirënjohjeje për personelin shëndetësor që bëri çfarë mundi në këto muaj dhe që ende po bën çfarë është e mundur për të përballuar një situate të jashtëzakonshme”, thuhet në një komunikatë shtypi.

 “Me siguri asnjë vepër nuk ishte më e përshtatshme sesa Simfonia nr. 9 e Beethovenit me “Odën e gëzimit” që jep shpresën e një fillimi të ri për Teatrin dhe për qytetin”, thuhet sërish në këtë njoftim për mediat.

Radio të ndryshme në botë janë duke i përcjellë këto koncerte të muzikantëve të Skalës së Milanos kushtuar mjekëve dhe infermierëve që  u ndodhën në linjën e parë të luftës me Covid-19.

Milanezi Riccardo Chailly ribashkoi nën bagetën e tij Korin dhe Orkestrën e Teatrit Skala dhe një kuartet të shkëlqyer solistësh mes të cilëve sopranon Krassimira Stoyanova e cila në muajt e izolimit qëndroi pranë Teatrit duke përfunduar edhe rregjistrimin e operës së Verdit “Simon Boccanegra”.

Të katër solistët lirikë janë interpretues mjaft të dashur për publikun e Milanos. Njëlloj si Stoyanova u duartrokit edhe mezzosopranoja Ekaterina Gubanova. Në produksionet e Teatrit janë edhe tenori Michael König si dhe basi Tomasz Konieczny. Të katërta koncertet do të drejtohen nga maestro Chailly i cili shumë vite më parë interpretoi në Laipcig Simfoninë nr. 9 natën e ndërrimit të viteve, traditë që ai dëshironte ta vendoste edhe në Milano me Orkestrën Verdi. Sigurisht kjo vepër e opusit beethovian u zgjodj edh enë nderim të 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman. Jo vetëm kaq, por Teatri Skala I Milanos  kishte programuar ciklin e plotë të simfonive të Beethovenit, që për shkak të pandemisë u ndërpre prej muajit janar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...