Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell baletin “La Sylphide”

Për katër netë në skenën e “ArTurbinës” Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do interpretojë për publikun baletin “La Sylphide”. Nata e parë do të jetë më 30 maj dhe më tej në 31 maj, 1 dhe 2 qershor. Publiku për katër mbrëmje do të ndjekë në këtë balet me dy akte, solistët e TKOB bashkë me nxënës të shkollës së Baletit. Kjo është  një nga shfaqjet e sezonit 2018-2019.

Historia e dashurisë së personazhit James me zanën Sylphide, do të përcillet për të pranishmit në sallë nga solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit si:  Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Odeta Dishnica, Dion Gjinika,  Fatjon Lito, Anxhelo Muçollari, Kevin Lila etj.

Në skenë do të ngjiten edhe 30 nxënës të Shkollës së Baletit. Kështu ata jo vetëm prekin skenën dhe interpretojnë krah solistëve, por i japin mundësinë edhe publikut të ndërtojë një ide edhe mbi nivelin e brezit të ardhshëm të balerinëve. Deri në përfundim të punimeve të mjediseve në rindërtim të Teatrit, shfaqjet në Tiranë të TKOB – së do të vijojnë të mbahen në “ArtTurbina” ose në “Pallatin e Kongreseve”.

 /Opusalb/

You may also like...

1 Response

  1. Bazilio says:

    Kjo veper eshte vene ne skene nga Ilir Kerni…eshte shume turpe qe nuk i vihet emri…fatkeqsisht kercimtaret nuk mund te percjellin stilin e Bournonville..duken shume amatore..

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...