Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor sjell dy koncerte në sheshin “Skënderbej”

Ndërsa publiku artdashës është në pritje të kalendarit për sezonin e ri artistik,  Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor ka vendosur të njoftojë hapjen e sezonit të ri me dalje në shesh të hapur.

Në njoftimin e programit që do të mbahet në dy mbrëmje, sinjalizohet edhe hapja e shumëpritur e  dyerve të teatrit që prej muajsh ndodhet në proces rindërtimi.

Kori,  solistët, balerinët, instrumentistët, por edhe muzikantë të këngës së lehtë do të interpretojnë në datat 20 dhe 21 shtator në sheshin “Skënderbej”.

Koncertet të emërtuara anglisht  nisin në orën 19.30.

Koncerti i dates 20 shtator titullohet OPERA OPENING – COUNTDOWN dhe koncerti i natës së dytë GRAND GALA – EUROFOLK.

Në programin e mbremjes së parë që do të dirigjohet nga dirigjenti turk Cem Mansur do të jenë pjesë operistike nga: “La Traviata”, “Die Fledermaus”, “Il Trovatore” dhe “Carmen” dhe pjesë nga baletet:  “La Sylphide” e “Arrëthyesi” .

Në programin e GRAND GALA – EUROFOLK të mbrëmjes së 21 shtatorit  koncerti do të përmbaje  këngë dhe kërcime shqiptare dhe të huaja.

Pjesëmarrësit janë si në vijim:

ORKESTRA E TKOB

Dirigjenti turk: Cem Mansur

SOLISTËT DHE TRUPA E BALETIT TË TKOB

TRUPA E KORIT TË TKOB

Dirigjent : Dritan Lumshi

Në program:

Opera Carmen – G. Bizet

Uverturë

Egzekuton: Orkestra e TKOB

***

Arie e Carmen “Chanson Boheme” shkëputur nga Akti i dytë.

Interpretojnë: Vikena Kamenica

Trupa e Korit dhe  e Baletit të TKOB

***

Arie e Carmen “ Habanera” shkëputur nga Akti i parë.

Interpretojnë: Vikena Kamenica & Kamela Islami

***

Aria e Escamillo “ Votre Toast” shkëputur nga Akti i dytë

Interpretojnë: Armando Likaj dhe Kori i TKOB

***

Baleti Arrëthyesi –  P.I. Cajkovski

Vallja Spanjolle

Interpretojnë: Rovena Shqevi, Dion Gjinika.

***

Vallja Kineze

Interpretojnë: Denada Rihstiç, Eltion Merja, Fioralba Zere, Enred Meolli.

***

Vallja Arabe

Interpretojnë; Erald Zela, Isida Mollaymeri, Alisa Gjoni, Elda Logo.

***

Vallja Ruse

Interpretojnë; Loreta Balla, Krist Dushmani, Besi Skura, Andi Vrapi.

***

Opera Il barbiere di Siviglia – G.Rossini

Aria e Figaros “Largo al factotum”

Interpreton: Armando Likaj

***

Opera “Il Trovatore” – G.Verdi

Korale “Chi del gitano!” e shkëputur nga akti i dytë

Interpretojnë: Kori i TKOB

***

Arie e Manrico “Di quella pira” shkëputur nga Akti i tretë

Interpretojnë: Armaldo Kllogjeri dhe Kori i TKOB

***

Opera  Turandot – G. Puccini

Aria e Calaf “Nessun dorma”

Interpretojnë: Armaldo Kllogjeri & Eugent Bushpepa dhe Kori i TKOB

***

Opera “La Traviata”

Korale e Ciganeve dhe e Picadors  “Noi siamo zingarelle” – ” Di madride noi siam mattadori ” shkëputur nga Akti i dytë tabllo e dytë

Interpretojnë: Trupa e Korit dhe e Baletit të TKOB

***

“Libiamo, ne’ lieti calici” shkëputur nga Akti i pare

Interpretojnë: Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Shpresa Beka, Denis Skura dhe Trupa e korit

***

Baleti  La Sylphide

Mazurka

Interpretojnë: Trupa e Baletit e TKOB

***

Opereta Die Csardasfurstin – E. Kalman

Aria e Silvia-s “Heia,heia ! In der mein Bergen ist Heimatland”

Interpretojnë: Eva Golemi shoqëruar nga Dion Gjinika

***

Opereta Die  Fledermaus – J. Strauss

Arie e Rosalinde  “Klange der Heimat” shkëputur nga Akti i dytë.

Interpreton: Renisa Laçka

***

Éljen a Magyar! – Polka-schnell, Op. 332

Interpretojnë: Trupa e Baletit e TKOB

***

“Genug damit genug” Finale e Aktit të dytë.

Interpretojnë: Ivana Hoxha, Denis Skura, Armando Likaj, Simona Karafili, Dorina Selimaj, Trupa e Korit dhe e Baletit të TKOB

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...