Të rejat e fundit nga grupi Metallica

Vokalisti i grupit të njohur Metallica, James Hetfield ndodhet i shtruar në spital për dezintoksikim. Ky fakt bëri që grupi të anullonte koncertet e programuara për në Australi dhe Zelandën e Re.

Ditët e fundit USA Today ka intervistuar Lars Ulrich, kolegun e tij baterist i cili u shpreh se shtrimi ishte vendimi më i mirë dhe sërish u kërkoi falje fansave të grupit për anullimin e koncerteve.

“Ai po bën atë që duhet të bëjë: është në një proces shërimi. Më vjen keq për të gjithë ata në Australi dhe Zelandën e Re, por jemi entuziastë se do të kthehemi me forca të plota, më të fortë dhe më të shëndetshëm se asnjëherë tjetër. Në rrugën tonë shfaqet dukshëm edhe ndonjë pengesë rastësore. Por ky ka qenë një udhëtim i pabesueshëm dhe po presim me padurim të kthehemi, shpresojmë vitin që vjen”. Ai tha se “kemi qenë të befasuar nga sa dashuri, vlerësim dhe mbështetje kemi marrë këtë javën e fundit. Kjo është e jashtëzakonshme”!

Sipas një informacioni që ka shpërndarë kohët e fundit Metallica do të jetë në vitin 2020 grupi kryesor i ftuar në 5 festivale të mëdha në Amerikë: : Epicenter në Charlotte (1-3 maj), Welcome To Rockville në Daytona Beach (8-10 maj), Sonic Temple Art + Music Festival nga  Columbus (15-17 maj), Louder Than Life e Louisville (18-20 shtator) dhe  Aftershock në Sacramento (9-11 tetor).

Në secilin nga këto festivale grupi do të mbajë nga dy koncerte. Kështu grupi me këtë njoftim për pjesëmarrjen ka bërë të ditur edhe rikthimin në skenë të James Hetfield në muajin maj të vitit që vjen.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...